CRCA dhe UNDP së bashku për t'i dhënë fund dhunës ndaj vajzave dhe grave!

CRCA dhe UNDP së bashku për t'i dhënë fund dhunës ndaj vajzave dhe grave!

CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin- UNDP vijnë me një projekt së bashku në një synim të vetëm, për ti dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në vendin tonë.

Vitet e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në përmirësimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe krijimin e kornizave institucionale dhe të politikave për reduktimin e dhunës me bazë gjinore, luftimin e dhunës seksuale, krijimin e mekanizmave per raportimin e dhunes, etj. Megjithatë, shifrat dhe studimet e raportet që shpesh bëhen publike në Shqipëri përcjellin ende një realitet shqetësues dhe që kërkon vëmendje të plotë si nga ana institucionale ashtu edhe nga organizatat që punojnë çdo ditë në mbrojtje të grave dhe vajzave.

Të dhënat më të fundit sjellin faktin se më shumë se gjysma e vajzave dhe grave shqiptare jame viktima të dhunës në Shqipëri. Raporti ECPAT International 2020 për Shqipërinë evidentoi se 88.8% e vajzave dhe grave në Shqipëri janë viktima të dhunës dhe 90% e të gjitha krimeve seksuale kundër fëmijëve kryhen ndaj vajzave.

Bazuar në këtë realitet në Shqipëri, CRCA/ECPAT falë mbështetjes së UNDP fillon zbatimin e  Projektit "Promovimi i barazisë gjinore dhe dhënia fund e dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja në Shqipëri." Ky projekt do të përfshijë 12 qarqet e Shqipërisë (duke konsideruar këtu Bashkitë kryesore të vendit si Berat, Dibër,Durrës, Elbasan,Fier, Gjirokastër,Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë.)

Synimi i këtij projekti është mbrojtja e interesit më të lartë për çdo vajzë dhe grua të re në vendin tonë. Nëpërmjet zbatimi të projektit çdo vajzë viktimë e dhunës me bazë gjinore, vajza viktima të dhunës seksuale do t’u oftohen shërbime shoqërore multidisiplinare të integruara bazuar në nevojat e tyre, do të hartohet dhe pilotohet programi i forcimit të familjes si gur themeli i mbështetjes për vajzat viktima të çdo fome dhune dhe ri-integrimit në shoqëri. Ndërgjegjësimi i mbarë komunitetit për të qënë një zë i bashkuar në mbrojtjen e çdo vajze dhe gruaje të re nga dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale dhe dhuna në familje.

Projekti do të zbatohet nga CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen e UNDP Shqipëri në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.

 

Për më tepër informacion kontaktoni në adresën:

crca@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL