ERMONELA JAHO, Ambasadore e CRCA/ECPAT Shqiperi kunder dhunes dhe shfrytezimit seksual te femijeve.

ERMONELA JAHO, Ambasadore e CRCA/ECPAT Shqiperi kunder dhunes dhe shfrytezimit seksual te femijeve.

DHUNA SEKSUALE NUK PYET PËR MOSHË A GJINI! RAPORTOJENI!

Përshëndetje, Unë jam Ermonela Jaho!

Dua të falenderoj përzemërsisht dhe t’i shpreh mirënjohjen time, CRCA Shqipëri që më ftoi të bëhem Ambasadore e një kauze sa të vështirë aq edhe sfiduese, siç është dhuna dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve!

Në Shqipëri 1 në 10 fëmijë është viktimë e dhunës seksuale! Në botë, 1 në 6 fëmijë është viktimë e dhunës dhe shfrytëzimit seksual.

Dhuna seksuale nuk pyet për moshë apo gjini! Ajo kërkon të nënshtrojë, shkatërrojë dhe hedh tutje dinjitetin e qenies njerezore!

Përgjatë të gjithë karrierës sime, i kam dhënë zërin tim qindra vajzave e grave të kryeveprave më të mëdha të botës së Operas. I kam dhënë jetë personazheve si Mimi e Puçinit, Suzana e Mozartit, Mikaelës së Bizet, dhe emocionet që kam përcjellë e marrë prej tyre kanë qënë të pafundme. Por kurrë më parë nuk jam emocionuar më shumë sesa sot, pasi duhet t’i jap zë të gjithë vajzave e djemve, viktima dhe të mbijetuar të dhunës e shfrytëzimit seksual!

Dhunuesit po i rrëmbejnë pafajësinë e fëmijëve tanë! Ata po i rrëmbejnë çiltërsinë dhe brishtësinë fëmijëve të dhunuar!

Por nga sot, ata nuk do të arrijnë më KURRË t’i bëjnë fëmijët të heshtin dhe të kenë frikë!

Unë ftoj vajzat dhe djemtë anembanë Shqipërisë, fëmijët dhe të rinjtë, njerëzve tanë më të dashur!

Kini guximin dhe kurajon, që të raportoni pranë CRCA-së apo çdo autoriteti, çdo ngjarje të dhunës apo ngacmimit seksual! Heshtja apo mos-tregimi vret fëmijë të tjerë!

Po ashtu kam një thirrje për institucionet dhe familjet!

Mos heshtni para dhunës seksuale të fëmijëve!

Jepini atyre mbështetje, kujdes dhe mbrojtje!

Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është e PAPRANUESHME!

NE i themi sot asaj NDAL një herë e përgjithmonë!

 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL