
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri ANYN, zhvillon takimin konsultues midis50 organizatave Rinore, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Bashkisë Tiranë dhe Aleancës të të Rinjve të Këshillit Bashkiak. Në këtë takim u diskutuan ndër të tjera për çështje si: punësimi, arsimimi, shërbimet shëndetësore, krijimi i kushteve për mbështetjen e të rinjve në vetë organizim, aktivizmi social, zhvillimi dhe përmbushja e potencialit të tyre etj. Televizionet Kombëtare Shqiptare sjellin kërkesat e të rinjve që duhet të përfshihen në Ligjin e Rinisë.