Anëtarë të rinj i bashkohen Koalicionit të Grave në politikë

Anëtarë të rinj i bashkohen Koalicionit të Grave në politikë

Tiranë, 14 Tetor 2014 – Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, i cili është një rrjet i organizatave të shoqërisë civile i krijuar në vitin 2006, iu bashkuan 14 organizata të reja në kuadër të ristrukturimit të Grupimit “Gratë për Ndryshim”. Koalicioni përbëhet nga dy grupime të mëdha: “Lidershipi i të Rinjve” dhe “Gratë për Ndryshim”.

14 organizatat të cilat iu bashkuan Koalicionit janë të fokusuara në punën me gratë dhe vajzat në disa qytete të Shqipërisë, si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Kukës, Kuçovë dhe Vlorë. Këto organizata iu përgjigjën thirrjes së lançuar nga Koalicioni gjatë këtij viti për të zgjeruar anëtarësinë e tij me organizata që veprojnë në nivel lokal. Në takimin e parë konsultues të grupimit, organizatat patën mundësinë të njihen me aktivitetin e njëra-tjetrës, të diskutonin lidhur me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Grupimit si edhe të konsultonin aktivitetet prioritare të grupimit ‘Gratë për Ndryshim’ për periudhën Tetor-Dhjetor 2014.

Grupimi ‘Gratë për Ndryshim’ ka për qëllim të punojë për krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje dhe përfaqësim më të lartë të grave dhe vajzave në Parlament, Qeverisje Qëndrore dhe Lokale , parti politike dhe në vendim-marrje në përgjithësi.

Ndër objektivat kryesore të tij janë forcimi i kapaciteteve të grave për të marr pjesë në proceset politike; lobimi dhe advokimi për ndryshime në legjislacion dhe politika për një përfaqësim më të lartë të grave; informimi dhe edukimi i opinionit publik për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në vendimmarrje si edhe organizimi i fushatave sensibilizuese për zbatimin e kuotës gjinore.

Grupimi ‘Gratë për Ndryshim’ synon të vazhdojë të zgjerojë anëtarësinë e tij edhe me organizata të tjera të shoqërisë civile që veprojnë në të gjitha qytetet e vendit për të shumëfishuar e intensifikuar përpjekjet për avancimin e kauzës së grave si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL