Tiranë, 18 Nëntor 2014 – ALO 116 Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijët, në kuadër të 19 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Fëmijëve, bëri publik raportin, i cili pasqyron dhunën ndaj fëmijëve në Shqipëri, bazuar tek telefonatat dhe rastet e trajtuara gjatë një periudhe 6 vjeçare në ALO 116. Në këtë ditë Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë mirëpriti përfaqësues të institucioneve publike, ndërkombëtare dhe organizata të shoqërisë civile meqëllim prezantimin e punës së saj, duke sjellë në vëmendje nevojat dhe shqetësimet që fëmijët raportojnë përsa i përket dhunës.
Në këtë prezantim, ALO 116 njohu pjesëmarrësit me numërin e rasteve të raportuara të abuzimit dhe neglizhimit ndaj fëmijëve në Shqipëri dhe mbi bazën e ketyre të dhënave rekomandoj se si ato të kthehen në politika të mbrojtjes së fëmijëve në vendin tonë. Raporti i të dhënave të ALO 116 për dhunën ndaj fëmijëve në Shqipëri duhet të vlej për t’i kthyer këto të dhënanë prioritete të punës si për institucionet publike ashtu edhe për organizatat e ndryshme të shoqërisë civile.
 Synimi i kësaj dite ishte theksimi mbi ecurinë e dialogut në fushën e abuzimit ndaj fëmijëve dhe përmirësimi i reagimit për parandalimin e dhunës tek fëmijët.  Në këtë kuadër është e rëndësishme të ofrohen më shumë shërbime sociale dhe të forcohet sisitemi i mbrojtjes për fëmijët.
ALO 116  gjatë kësaj dite i dedikojë një hapsirë të posaçme edhe “Unë Blej ALO 116”, ku çdo pjesmarrës kishte mundësi që të blente dhurata me logon e ALO  për fëmijët, miqtë e të afërmit dhe të ofronte mbështetjen për fëmijët dhe shërbimin e vetëm në vend.
ALO 116 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët në Shqipëri me mbështetjen e CRCA, UNICEF, dhe kompanitë celulare, ofron për të gjithë fëmijët ndihmën dhe mbështetjen e kërkuar sa here ata kanë nevojë. Ky shërbim kombëtar i përgjigjet nevojave të fëmijëve 24/7 ditë të javës, pa pagesë si dhe i përgjigjet fëmijëve në momentet më të vështira të jetës së tyre. ALO 116 është një pike kyçe e sistemit të referimit për shërbimet e fëmijëve në vend.
Qëllim kryesor i ALO 116 është mbrojtja e fëmijëve në situatë risku dhe referimi sa më i shpejt në shërbimet ekzistuese të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në vend.   


Detajet e Lajmit
December 2, 2014
288
Kategoria
Shkarko Dokumentin