ALO 116 000 Linja Kombëtare për Fëmijët e Humbur dhe Shfrytëzuar në Shqipëri, zhvilloi një vizitë studimore në datat 5-7 tetor në Bruksel, Belgjikë, pranë qendrave “Child Focus” dhe “Missing Children Europe”, dy institucione lider në Europë në luftën kundër humbjes, trafikimit, shfrytëzimit dhe rrëmbimit të fëmijëve.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave të mira si dhe krijimi i urave të bashkëpunimit në trajtimin e çështjeve të fëmijëve të humbur me impakt ndërkombëtar.
Përfaqësuesit e ALO 116-000 u njohën nga afër më mënyrën e funksionimit dhe operimit të qëndrës “Child Focus”, në trajtimin e rasteve të humbjes së fëmijëve. Child Focus nëpërmjet numrit 116 000 është instrumenti i pare me mbështetjen e strukturave shtetërorë në Belgjikë që i përgjigjet rasteve të humbjes, shfrytëzimit dhe abuzimit të fëmijëve.
Në vijim të vizitës pranë Federates së linjave Europiane për femijët e humbur dhe shfrytëzuar u vlerësua progresi i ALO 116 000 Linjës për Fëmijët e Humbur dhe Shfrytëzuar në Shqipëri, si i pari shtet jo-anëtar i Bashkimit Europian që e ka bërë funksional numrin 116 000 në ndihmë të fëmijëve. Në këtë takim i’u kushtua vëmëndje e veçantë çështjeve të rrëmbimit prindëror dhe zhdukjes së fëmijëve me natyre kufitare për shkak të rritmit të përhapjes së tipologjisë së këtyre rasteve në Europe dhe rajon.
Kjo vizite shërbeu si një mundësi e mirë në rritjen e kapacitetit të ALO 116 000 më qëllim zbatimin e praktikave më të sukseshme europiane në fushën e fëmijëvë të humbur dhe shfrytëzuar si dhe për krijimin e kontakteve të reja për bashkëpunim në çështjet e humbjes dhe zhdukjes së fëmijëve me natyre ndërkufitare dhe ndërshtetërore.
Për më shumë informacion kontaktoni në adresen e emalit: alo116@crca.al


Detajet e Lajmit
October 18, 2014
272
Kategoria