Fushatandërgjegjësuese “Të drejtat e fëmijëve dhe ALO 116”
Sauk, 08 Maj 2013 – Stafi i ALO 116 – Linjës Kombëtare të Këshillimit të Fëmijëve dhe Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA Shqipëri) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit Europian, vizituan sot Gjimnazin ‘Sandër Prosi’ në Sauk, në kuadër të fushatës kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”.
Fushata ndërgjegjësuese edhe kësaj rradhe kishte synim të informonte dhe ndërgjegjësonte të rinjte e këtij qyteti mbi të drejtat e njeriut dhe shërbimet e ALO 116. Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes. Ajo zhvillohet në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lirë midis fëmijëve dhe stafit të ALO 116 dhe CRCA, me qëllim njohjen e Linjës Kombëtare të Këshillimit të fëmijëve – ALO 116.
Pas prezantimit të punës së ALO 116, misionit, qëllimit dhe aktiviteteve që CRCA zhvillon për të avancuar të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet dhe këndvështrimet e tyre. Gjatë prezantimit u diskutua në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet e linjës së vetme të këshillimit për fëmijë e të rinj në Shqipëri – ALO 116, e cila këshillon, informon dhe referon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Materialet ndërgjegjësuese të ALO 116 u shpërndanë për të gjithë nxënësit në fillim të prezantimit. 


Detajet e Lajmit
May 8, 2013
297
Kategoria