NJOFTIM PËR SHTYP
Tiranë, 16 Shtator 2013– Koalicioni Shqiptar kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve (ACTSEC), që drejtohet nga CRCA Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me ECPAT International, dorëzuan sot pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) një raport shqyrtues të statusit të zbatimit të detyrimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare të shtetit shqiptar në lidhje me shfrytëzimin seksual të fëmijëve (CSEC) gjatë periudhës katër vjeçare 2009-2013. Shqipëria do të raportojë në Gjeneve gjatë sesionit të 19-të UPR që mbahet në mes të vitit
UPR është një proces i drejtuar nga Shtetet palë të OKB-së, që zhvillohet nën mbikqyrjen e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili parashikon mundësinë e çdo Shteti të deklarojë çfare masash kanë marrë për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut në vendet e tyre dhe për të përmbushur detyrimet e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut. Si një nga karakteristikat e Këshillit,  UPR është konceptuar si një proces ku çdo shteti i sigurohet trajtim i barabarte kur vlerësohet situata e të drejtava të njeriut në vend.
Dokumenti i paraqitur sot nga ACTSEC dhe ECPAT International ka për qëllim të ofrojë informacion të gjerë mbi progresin dhe mangësitë në punën e shtetit Shqiptar në zbatimin e rekomandimeve të bëra në ciklin e parë të UPR lidhur me shfrytëzimin seksual të fëmijëve në Shqipëri.
Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri, tha: “Ky raport është një instrument monitorimi për Qeverinë Shqiptare. Shteti shqiptar duhet të përgjigjet për boshllëqet në legjislacionin vendas në lidhje me shitjen, prostitucionin, shfrytëzimin dhe pornografinë e fëmijëve, si dhe mungesën e zbatimit efektiv të ligjeve ekzistuese, e cila rezulton në një nivel të ulët të ndjekjes penale të shkelësve të ligjit”.
Sipas raportit, pavarësisht disa përpjekjeve për ta sjellë kuadrin ligjor vendas në përputhje me traktatet e ratifikuara ndërkombëtare, përfshirë edhe hartimin e një kuadri të fortë ligjor kundër trafikimit apo rishikimet e fundit në Kodit Penal në lidhje me pornografinë e fëmijëve, Shqipëria mbetet një vend ku fëmijët vazhdojnë të jenë viktima të pornografisë, prostitucionit, trafikimit seksual, shfrytëzimit në internet, si dhe trafikimit ndërkombëtar dhe trans-nacional.


Detajet e Lajmit
September 19, 2013
227
Kategoria