Udhëzimi për hapjen e shkollave në Shqipëri i vendos fëmijët para ndëshkimit dhe përjashtimit!

Udhëzimi për hapjen e shkollave në Shqipëri i vendos fëmijët para ndëshkimit dhe përjashtimit!

CRCA/ECPAT Shqipëri i kërkon Ministres së Arsimit të ndalë shkeljen të drejtat e fëmijëve në Shqipëri!

Tiranë, 13 Shtator 2020 – Në kundërshtim të hapur me çdo ligj për fëmijët në Shqipëri, udhëzimi më i fundit i lëshuar nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, mbi kujdesin dhe masat anticovid në shkolla, shkel haptazi dhe në mënyrë flagrante të drejtat e fëmijëve.

Udhëzimi mbi kujdesin dhe masat anti covid-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin shkollor 2020-2021, detyron fëmijë të moshës nën 14 vjeç apo edhe fëmijë të grupeve me aftësi ndryshe dhe të nevojave të veçanta, që të firmosin formën e vetëdeklarimi që nuk janë të prekur nga covid, në të kundërt do të ndëshkohen nga rregullorja e shkollës.

Në këtë udhëzim, në pjesën që vendosen rregullat që duhet të ndjekë arsimi parauniversitar në kujdesin për higjenën, kërkohet që fëmijët e arsimit parauniversitar janë të detyruar të firmosin formularin e vetëdeklarimit  se si prindërit, ashtu edhe fëmijët deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre personale se nuk kanë situate të infektimit me virusin Covid-19 si për veten e tyre ashtu edhe në familjet.

Natyrshëm, kur lexon këtë udhëzim rrjedh pyetja:

  • Znj.Ministre, si mund të firmosë një formular të tillë një fëmijë që sapo ka nisur të mësojë shkrim e lexim?!
  • Si mund të plotësojnë formularin e detyrueshëm fëmijët me aftësi të veçanta?!
  • Si mund të plotësojnë formular deklarimi fëmijët çdo ditë të javës, apo edhe familjarët e tyre për të sqaruar dhe sigururar situatën e tyre të përditshme familjare?!
  • Si mund t’ju kërkohet fëmijëve nën moshën 14 vjeç, qe nuk kanë zotësi për të vepruar – përfshi edhe të drejtën e firmës, në kundërshtim me kodin civil dhe penal, të firmosin një dokument për të cilën deklarimi përmban pasoja penale?
  • Si mund të detyrohen fëmijët të mbajnë përgjegjësi personale në rastet e infektimit me Covid-19, por janë asimptomatikë?!

Në këtë udhëzim madje kërkohet gjithashtu që ajrimi i klasave dhe ambienteve të shkollave të kryhet çdo ditë nëçdo 5-6 orë, ndërsa anashkalohet se si do të realizohet një gjë e tillë gjatë stinës së ftohtë të dimrit?!

Fëmijët detyrohen të jenë të pajisur me maska njëpërdorimshe, ndërsa ështē anashkaluar fakti i kostos financiare për të blerë çdo ditë maska për një familje në nevojë?! Kush do t'a paguajë maskën e fëmijëve që nuk kanë lekë ta blejnë? A do të refuzojë Ministria t'ju jap mësim këtyre fëmijëve vetëm sepse janë të varfër?

CRCA/ECPAT Shqipëri shprehet tepër shqetësuar, pasi në bindjen tonë, një pjesë e masave të miratuara nga Ministria e Arsimit për hapjen e shkollave shkelin në mënyrë flagrante të drejtat e fëmijëve. Në këtë kuadër, ne i bëjmë thirrje Ministres Shahini të rishikojë urgjentisht masat e propozuara duke u konsultuar me shoqërinë civile, fëmijët dhe prindërit.

Shkollat i përkasin fëmijëve ndaj ato duhet të jenë të hapura, të sigurta dhe miqësorë me fëmijët.  

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL