ÇËSHTJA E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË NË SHQIPËRI

ÇËSHTJA E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË NË SHQIPËRI

Problematikat, pakënaqësitë dhe pasojat e Ligjit të Arsimit të lartë tek studentët në mbarë vendin!

Tiranë, 09 Tetor 2017- Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri - ANYN në bashkëpunim me Koalicionin për Arsimin në Shqipëri (ACE) në kuadër të zbatimit të Kontratës Rinore Kombëtare, Rezolutës së të Rinjve dhe bazuar në Objektivin nr. 4 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, organizuan sot, Diskutimin e Hapur “Ligji i Arsimit të Lartë: të jetë atë mos jetë?!”

Prej vitit  2015 Ligji i Arsimit të Lartë që lidhet me studimet në universitet është në qendër të diskutimit për të gjithë studentët, pedagogët e Universiteteve Publike, të cilët prej momentit të miratimit kanë dale kundër duke adresuar në vazhdimësi problematikat, pakënaqësitë dhe pasojat që ky ligj sjell tek studentët në mbarë vendin. 

Pikërisht, ky diskutim i hapur kishte për qëllim të diskutonte dhe analizonte problematikat, pakënaqësitë, vështirësitë dhe pasojat që ky ligj ka sjellë tek studentët në mbarë vendin, por gjithashtu të nxiste këta të fundit për të identifikuar dhe adresuar zgjidhjet e mundshme me qëllim që ky ligj të jetë sa më mbështetës për studentët anembanë vendit.

Një nga pasojat kryesore që Ligji i Arsimit të Lartë ka sjellë për të gjithë studentët është rritja e kostos së ndjekjes së studimeve. Mungesa e akteve nën ligjore e ka bërë ligjin të pazbatueshëm duke u mohuar mijëra studentëve anë e mbanë vendit të drejtën për të ndjekur studimet e larta, duke i kthyer kështu në nivelin e varfërisë. Nga mos zbatimi i këtij ligji, ndër të tjera studentët ende nuk kanë në duar një Kartë Studenti që të ofrojë një paketë shërbimesh sa më cilësore, miqësore dhe lehtësuese përgjatë ndjekjes së studimeve. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i ligjit që mbetet ende i paqartë, është fakti nëse ligji do të financojë Universitetet Private, pavarësisht se këto të fundit përfitojnë së tepërmi nga aplikimi i tarifave të larta të studimit. 

Disa prej çeshtjeve mbi të cilat u fokusua diskutimi me të rinjtë, sdtudentët, pedagogët dhe përfaqësuesit e organizatave rinore të shoqërisë civile pjesëmarrës në këtë takim ishin: Financimi i Universiteteve; Të drejtat e Studentëve Pagesa / Tarifa e studimeve; Qeverisja e Universiteteve.

Përgjatë takimit, studentët dhe organizatat rinore adresuan një seri problematikash si rrjedhojë e Ligjit të Arsimit të Lartësi: a) Tarifat e Studimeve janë të papërballueshme! b) Alokimi i fondeve publike për Universitetet Private çon në rritjen e pabarazisë; c) Cilësia e shërbimeve që ofrohet në Universitetet Publike nuk është në përpjestim të drejtë me tarifën vjetore të studimeve që studentët paguajnë; d) Mungesa e infrastructures së nevojshme për studentët e verbër dhe me aftësi të kufizuara; e) Aktualisht Këshillat Studentore nuk janë funksionalë; f) Mos funksionimi i Zyrave të Këshillimit të Karrierës në Shkollat e Mesme dhe Universitete; g) Mungesa e një studimi kombëtar për punësimin; h) Mungesa e shërbimeve cilësore shëndëtësore për student në mbarë vendin; h) Korrupsioni në Universitetet Publike është mjaft i lartë!) Përgjatë hartimit të Ligjit të Arsimit të Lartë ka patur një ndikim dhe influencë të madhe politike.

Kërkesat, problematikat dhe prioritetet e adresuara nga vetë studentët dhe organizatat Rinore të shoqërisë civile, do të përbejnë në të ardhmen një document avokues ndaj Qeverisë dhe Kuvendit. 

Për më shumë informacion, kontaktoni: Klaudio Pulaha, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, tel: 067 500 20 21, E-mail: klaudio.pulaha@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL