Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri zgjedh Ervjola Osmanaj për Presidenten e re të tij

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri zgjedh Ervjola Osmanaj për Presidenten e re të tij

Osmanaj: ANYN, një pararojë avokimi për të rinjtë

Në Asamblenë  e Përgjithshme të Rrjetit Kombëtar për të rinjtë në Shqipëri, me shumicën e votave u zgjodh në postin e Presidentes, Znj. Ervjola Osmanaj.  Presidentja e sapo zgjedhur, vjen nga një eksperiencë e gjatë në një prej organizatave rinore në Shqipëri.

Znj. Osmanaj prej vitesh avokon mbi të drejtat e të rinjve dhe puna e saj është mbështetur në ide  inovative, konsensus dhe një  bashkepunim konstant për realizimin e qëllimit të përbashkët të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri.  E diplomuar për Shkenca Politike dhe Teori Politike, znj. Osmanaj, është aktivizuar në gjithë këto vite në ngritjen e Aleancës së Këshilltarëve të rinj në Këshillin Bashkiak të Tiranës si dhe në ngritjen e një Aleancës Kombëtare të Studentëve. Ajo është angazhuar në hartimin e disa prej dokumentave më kryesorë strategjikë për të rinjtë në nivel lokal dhe kombëtar si: Plani Kombëtar për të Rinjtë 2015-2020, Rezoluta  për të Rinjtë në Kuvendin e Shqipërisë, Plani Lokal i Veprimit të Bashkisë Tiranë për të Rinjtë 2018-2020, etj.

Prej dy vitesh ajo mbante pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri dhe koordinatores pranë CRCA Shqipëri. Puna e saj në këtë organizatë është fokusuar në mbrojtjen, promovimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në vend.  

Ndërkohë që në postin e Zv/Presidentit u zgjodh z.Benson Begaj, ndërsa pozicionin e  Sekretarit të Përgjithshëm të ANYN do ta mbajë Z. Flavio Dibra.

Në Asamble u zgjodh edhe Komiteti i ri Drejtues i Rrjetit Kombatër për të Rinjtë në Shqipëri. Ky Komiteti përbehet nga 6 organizata Rinore në vend.  Qendra Youth Act, La casa nel Cuore, Fondacioni Mary Ëard Loreto, Organizata Ardhmëria, Shoqata e Grave Naftëtare Kuçovë dhe Multilanguage café.

ANYN synon që të rrisë buxhetin rinor në nivel qëndror dhe local, të hartojë një ligj për të rinjtë duke krijuar mekanizëm institucional në mbështetje të të rinjve dhe në zhvillimin e tyre. Rrjeti Kombëtar i të Rinjve ka në prioritetet e tij, një pjesëmarrje të gjerë dhe active të të rinjve në vendimarrjet, si dhe krijimin e një karte Rinore të unifikuar për të lehtësuar shërbime miqësore dhe ndihmëse. ANYN do të kërkojë që në ccdo qytet të ketë qendra Rinore multifunksionale, biblioteka të reja dhe të aksesueshme për të gjithë të rinjtë.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL