KARTOLINË URIMI NGA CRCA/ECPAT SHQIPËRI

KARTOLINË URIMI NGA CRCA/ECPAT SHQIPËRI

Të dashur miq dhe kolegë,
 
CRCA/ECPAT Albania ju uron Gëzuar Festat. Shpresojmë dhe urojmë një vit të ri me më shumë optimizëm, shëndet më të mirë për të gjithë, pa varfëri dhe dhunë ndaj fëmijëve.
 
Këtë vit, falë më shumë se 1000 fëmijëve dhe të rinjve nga e gjithë Shqipëria, ne mundëm të punojmë së bashku për të përgatitur Manifestin për të Drejtat e Fëmijëve! Fëmijët dhe të rinjtë presin që ne t'u japim atyre një botë pa varfëri, dhunë dhe diskriminim, një mjedis më të mirë, me më shumë mundësi që fëmijët dhe të rinjtë të flasin dhe të vendosin për veten e tyre. Ne do të përpiqemi në vitet në vijim për ta bërë këtë realitet!
 
Ky vit shënon 25 vjet të organizatës sonë. Duke qenë organizata e parë për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipërinë postkomuniste, kjo sjell një përgjegjësi edhe më të madhe! Edhe pse nuk kemi bërë asnjë plan deri më tani, pasi Covid ende ndikon në pjesën më të madhe të punës sonë, shpresojmë që në muajt në vijim të shohim nëse mund të organizojmë përvjetorin tonë për një arritje kaq të rëndësishme.
 
Ne krenohemi që falë Barnahus Albania dhe ISIGURT.AL (Linja Kombëtare për Sigurinë në Internet) kemi shpëtuar më shumë se 200 fëmijë nga dhuna seksuale online dhe offline, si asnjë institucion apo agjenci tjetër në Shqipëri. Zyra jonë e Ndihmës Juridike Falas ka ofruar mbështetje për më shumë se 300 fëmijë dhe të rinj në gjykata, prokurori apo çështje administrative. Më shumë se 2000 profesionistë, zyrtarë publikë, gazetarë dhe përfaqësues të OJQ-ve kanë kontribuar dhe përfituar nga trajnimet, seminaret dhe konferencat tona ndërkombëtare dhe kombëtare për çështje madhore si: mbrojtja nga abuzimi seksual, siguria në internet për fëmijët, drejtësia për të miturit, të drejtat e vajzave , kujdestaria, trafikimi i fëmijëve dhe të drejtat e viktimave. Për herë të parë këtë vit, ne diplomuam 70 ekspertë në Akademinë tonë të Profesionistëve për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi Seksual, të cilët ndoqën një kurs 7-mujor trainimi dhe shkëmbimi. Gjatë këtij viti ne jemi pranuar si anëtarë me të drejta të plota në rrjetet kryesore si: Victims Europe dhe INHOPE, rrjeti më i madh i linjave për sigurinë në internet në botë.
 
Së fundi, falë mbështetjes së PNUD në Shqipëri dhe bashkëpunimit tonë me sektorin e biznesit si Balfin Group dhe ONE Communications, ne mundëm të mbështesim me pako ushqimore, çanta dhe materiale shkollore dhe veshje të ngrohta, të paktën 600 fëmijë, të rinj dhe nëna të vetmuara që jetojnë në varfëri ekstreme në të gjithë Shqipërinë, të paktën 20 prej tyre viktima të dhunës seksuale, 50 të rinj me aftësi të kufizuara dhe 10 të rinj LGBTI.
 
Nuk do ta kishim arritur kurrë këtë pa mbështetjen e partnerëve dhe donatorëve tanë. Ne e njohim mbështetjen e jashtëzakonshme që na është dhënë nga donatorët tanë privatë, UNDP Albania, ECPAT International, TLAS dhe BE Shqipëri, Instituti Shqiptar i Medias, ACER, Fondacioni Hintovalon dhe Fushata Globale për Arsimin.
 
Ekipi i CRCA/ECPAT ju uron një Vit të Ri të mbarë!
 
 
Sinqerisht,
 
Altin Hazizaj
Drejtori i Përgjithshëm / Drejtor i Pergjithshem

 

 

 

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri 

Child Rights Centre Albania (CRCA)  

ECPAT Shqipëri / ECPAT Albania 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL