Qendra Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale (ACA), ndonëse në kushtet e pandemisë, vijon të ofrojë shërbimet e saj për viktimat nëpërmjet telefonit dhe online

Tiranë, 1 Prill 2020 – Ndërsa Shqipëria ndodhet në javën e tretë të karantinës, si pasojë e COVID 19, shqetësimi i Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale (ACA), qëndron në fenomenin e përhapjes së dhunës seksuale, për shkak të situates së vetëizolimit në shtëpi të fëmijëve bashkë me dhunuesit e tyre.
Edhe pse nuk ka patur raportime nga ana e policisë gjatë kësaj kohe, ne jemi të vetëdijshëm se kufizimi në shtëpi për shkak të koronavirusit, mund të kthehet në një makth të vërtetë për fëmijët viktima të dhunës seksuale në familje.
Për këtë qëllim ACA, në përgjigje të pasojave të kësaj situate, i ka kaluar të gjitha shërbimet e saj të mbështetjes psiko-sociale dhe ligjore për fëmijët, duke i ofruar ato nëpërmjet telefonit dhe këshillimit online.
Qendra Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale (ACA), ofron shërbime të koordinuara për të lehtësuar traumën dhe pasojat që dhuna seksuale shkakton tek fëmijët dhe adoleshentët. Në Shqipëri, numri i fëmijëve që bëhen pre e dhunë seksuale nga të rriturit është i konsiderueshëm. Sipas studimit të BECAN për Shqipërinë, 1 në 10 fëmijë janë viktima të dhunës dhe ngacmimit seksual.
 
Për më shumë info, kontaktoni:
ACA Shqipëri
aca@crca.al


Detajet e Lajmit
April 1, 2020
233
Kategoria