ACA

ACA

Ndërtimi i një sistemi të koordinuar të përgjigjes ndaj dhunës seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët ne Shqipëri

Dhuna dhe ngacmimi seksual i fëmijëve është një realitet i papranueshëm dhe pavarësisht të gjitha masave per mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve, grabitqaret seksuale për një sërë shkaqesh, ligjore, sociale dhe politike, vazhdojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme ne jetën dhe mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri dhe në Botë.

Sipas studimit të BECAN, në Shqipëri mbi 11% e fëmijëve janë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale. Ndërkohë qe organet ligj zbatuese dhe ato të drejtësisë merren me ndjekjen penale të autoreve të këtyre krimeve të tmerrshme, shërbimet sociale per rehabilitimin e viktimave, shpesh nuk marrin shërbimet qe iu takojnë.

Nisur nga kjo, qe ne fillim të vitit 2019, CRCA/ECPAT Shqipëri, organizata kryesore ne vend per të drejtat e fëmijëve, me një eksperience mbi 22 vjet ne ketë fushe, për herë të parë në Shqipëri, hapi Qendrën Kombëtare të Shërbimeve të Integruara për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Adoleshentëve nga Dhuna Seksuale – si një model të ri të parandalimit dhe trajtimit të dhunës seksuale, me fokus të posaçëm, vajzat dhe gratë e reja, por pa neglizhuar ne asnjë moment dhunën seksuale ndaj djemve.

Ne po punojmë me disa ndër partneret me serioze ne Europë dhe Amerike, per të ndërtuar edhe ne Shqipëri modelin e një Qendre të vetme shërbimesh shoqërore dhe mbrojtjeje ligjore per fëmijët dhe adoleshentët viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale, ne jetën e përditshme dhe ne internet, bazuar tek modeli i Child Advocacy Center (CAC) të zbatuar per here të pare ne Amerike dhe që është një nder modelet e rekomanduara nga Komiteti për Konventën e Lanzarotit të Këshillit të Europës.

Shqipëria, per shkak të pasjes se sistemeve paralele të mbrojtjes shoqërore, të mbrojtjes se fëmijëve, të dhunës ndaj grave e vajzave, si dhe sistemeve të pakoordinuara të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë, per shkak të boshllëqeve ligjore, aktualisht e ka të pamundur të ndërtojë një sistem të koordinuar të përgjigjes ndaj dhunës seksuale për fëmijët dhe adoleshentët, ndaj ne po punojnë qe t’a lehtësojmë ketë proces me të gjithë partneret tanë kombëtare dhe ndërkombëtarë, deri ne arritjen e krijimit të modelit.

Nisma "Ndërtimi i një sistemi të koordinuar të përgjigjes ndaj dhunës seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët ne Shqipëri" ka ne qendër të saj ofrimin e shërbimeve psikologjike dhe ligjore falas per fëmijët viktima të dhunës seksuale, modelimin e shërbimeve të mbrojtjes shoqërore dhe ligjore, ngritjen e një aleance kombëtare kundër dhunës ne Shqipëri, mbështetjen e nismave ligjore per mbrojtjen e viktimave nga krimet seksuale dhe forcimin e kapaciteteve të organeve ligj-zbatuese dhe atyre të shërbimeve të mbrojtjes se fëmijës, per mbrojtjen, rehabilitimin dhe parandalimin e dhunës seksuale. Një komponent i veçantë i nismës i dedikohet sigurisë online ndaj fëmijëve dhe krimeve seksuale  ndaj tyre ne internet.

KUSH ËSHTË ACA

 ACA është shërbimi i parë në Shqipëri që përpiqet të sjellë në një vend të vetëm shërbimet komunitare shoqërore me ato të ligjit.

Për shkak sesi është ndërtuar sistemi i mbrojtjes së fëmijëve dhe ai i drejtësisë, sjellja në një mjedis të vetëm i të gjitha shërbimeve që duhen për mbrojtjen, rehabilitimin dhe rintegrimin e fëmijëve dhe adoleshentëve kërkon zgjidhje ligjore, ndaj ACA është përpjekja e parë serioze që CRCA/ECPAT Shqipëri po ndërmarrin për të krijuar modelin që më pas do të zbatohet në nivel kombëtar.

CRCA është liçensuar që në vitin 2011 për të ofruar shërbime të tilla të specializuara në nivel komunitare dhe kombëtar, ndërkohë që ka një experience prej 22 vitesh të shërbimeve në mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve.

Shërbimet e ACA janë të koordinuara me Zyrën e Mbrojtjes Ligjore për Fëmijët dhe të Rinjtë e Pamundur në Shqipëri (FLAVCY), ALO 116, Platformën Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët, shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve, Policinë e Shtetit dhe sistemin e drejtësisë.

SHËRBIMET TONA

 ACA ofron shërbimet e mëposhtme:

  • Informacion mbi çdo pyetje që mund të kenë fëmijët, adoleshentët, prindërit e tyre, mësuesit apo persona që janë në kontakt me fëmijët;
  • Ndërgjegjësimi i fëmijëve dhe adoleshentëve për dhunën seksuale dhe si të mbrohen në jetën e përditshme dhe në internet;
  • Këshillim psikologjik në familje ose në zyrat e ACA për çdo fëmijë dhe adoleshentqë mendon apo i ka mbijetuar dhunës dhe ngacmimit seksual;
  • Këshillim dhe mbrojtje ligjore për rastet e dyshuara apo të vërtetuara të dhunë seksuale;
  • Mbështetjen për denoncimin e çdo rasti dhune seksuale ndaj fëmijëve ose adoleshentëve; 
  • Referimin pranë shërbimeve të tjera të mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve;
  • Trainim edhe expertizë të për të gjithë punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve, të organeve ligj-zbatuese dhe atyre të drejtësisë mbi dhunën seksuale;
  • Edukimi i publikut mbi dhunën seksuale, njohjen e pasojave të saj dhe raportimin e menjëhershëm;
  • Të dhëna statistikore mbi dhunën seksuale ndaj fëmijëve, tendencat dhe funksionimin e sistemit;

Për më shumë informacion, na shkruani ose telefononi:

Qendra e Shërbimeve të Integruara për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Adoleshentëve nga Dhuna Seksuale

E-mail: aca@crca.al

Tel: 04 2265741

Cel: 067 20 75 330

www.crca.al

AttachmentSize
PDF icon ACA FINAL flyer alb eng.pdf350.4 KB

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL