Tiranë, 25 Mars 2021 – Qendra Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur dhe Shfrytëzuar (ICMEC) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri dhe CRCA/ECPAT Shqipëri organizuan Tryezën e Diskutimit “A mundet Shqipëria të hapë Sistemin e Sinjalizimit AMBER?”.
Nisur nga numri gjithmonë e në rritje i rasteve të shfrytëzimit seksual të fëmijëve, numrit të lartë të fëmijëve në rrezik trafikimi, fëmijëve të larguar nga shtëpia, si dhe numrit sa vjen dhe në rritje të fëmijëve të humbur, Rrjeti Global për Fëmijët e Humbur (GCM) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri, u fokusuan në një prej problematikave me të cilat përballen ato ccdo ditë në punën e tyre, sistemi ndihmë në sinjalizimin e fëmijëve të humbur.
Vendi ynë prej vitesh vuan fenomenin e fëmijëve të humbur, ndërsa sistemi që ndihmon në gjetjen e tyre, apo edhe sinjalizimin e vendodhjes së tyre, ka qënë edhe një prej kërkesave kryesore të CRCA/ECPAT Shqipëri. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, çdo tre ditë në Shqipëri humbet një fëmijë ose përafërsisht rreth 120 fëmijë në vit!
Në tryezë ishin të ftuar, përfaqësues të institucioneve shqiptare, zv. Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Zv/Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Zv. Ambasadorja Amerikane, Drejtoresha e Rrjetit Global të Fëmijëve të Humbur, Zv. Presidentja e Qendrës Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur dhe Shfrytëzuar, përfaqësues të organizatave në mbrojtje të fëmijëve, etj.
Diskutimet online u fokusuan tek situata në të cilën ndodhen fëmijët dhe ndihma që mund të jap krijimi i sistemit trë sinjalizimit . Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me probleme në Europë në lidhje me mungesën e masave për mbrojtjen e fëmijëve të humbur, të shfrytëzuar dhe të trafikuar për qëllime seksuale.
Në prezantimin e saj, Zv/Ambasadorja e SHBA znj. Leyla Moses-Ones, duke nënvizuar rëndësinë e këtij sistemi dhe ndihmën e madhe që ai jep në kërkimn e fëmijëve të humbur, theksoi se: “Unë e përshëndes dedikimin tuaj për këtë cështje: atë të mbrojtjes së fëmijëve.  Ambasada e SHBA-ve është e lumtur t’ju mbwshtesë në këtë përpjekje, dhe ne jemi gati t’ju motivojmë edhe më tej nëse ju jeni gati ta mbështesni krijimin e një sistemi të tillë të emergjencës.”

Ndërsa zv/ Ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla, pasi u njoh me realitetin e fëmijëve të humbur në botë dhe Shqipëri, theksoi se: “Kjo është një kulturë e re tërësisht jo vetëm për institucionet shqiptare por edhe për shoqërinë tonë. Sidoqoftë, ne duhet ta përqafojmë këtë kulturë të gjetjes së fëmijëve, për aq sa ky system është vetëm në ndihmë të tyre.”
Në shpjegimin e saj, Drejtoresha e Rrjetit Global të Fëmijëve të Humbur- ICMEC, znj. Felicity Sackville Northcott, dha një pasqyrë të detajuar, të rrjetit dhe funksionit të tij. “Për 20 vjet, ICMEC ka qenë një lider në identifikimin e boshllëqeve në aftësinë e komunitetit global për të mbrojtur fëmijët nga rrëmbimet, abuzimet seksuale dhe shfrytëzimin, dhe duke mbledhur me ekspertizë njerëzit, burimet dhe mjetet e nevojshme për të mbushur ato boshllëqe.”

Ajo tregoi se në të gjithë botën, janë rreth 1 milionë fëmijë të humbur, dhe ky numër është shumë shqetësues për të gjithë. “Por sistemi Amber Alert, krijon lidhjen midis organeve të zbatimit të ligjit, ekspertëve të policisë dhe qendrave kombëtare të fëmijëve të humbur, në të gjitha vendet europiane, për të identifikuar, gjetur dhe shpëtuar fëmijët e humbur kudo në Europë”, -tha Northcott. Ajo solli një pasqyrë të detajuar të të gjitë sistemit Amber Alert dhe mënyrën e funksionimit të tij.
Nga ana tjetër, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi, nënvizoi faktin se “Shqipëria është një vend që nuk përfaqësohet me një numër të madh të fëmijëve, të humbur, por sidoqoftë edhe Policia e Shtetit, edhe zinxhiri që lidh punën tonë në këtë fenomen, është e gatshme të vendosë në funskion një system kaq shumë ndihmues për fëmijët e humbur dhe për familjet e tyre.”

Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, u shpreh i shqetësuar për nevojën urgjente të pajisjes së Shqipërisë me systemin Amber Alert. “ Fëmijët që konsiderohen të humbur dhe që edne nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre, janë angazhimi i përditshëm i CRCA/ECPAT Shqipëri dhe numri gjithmonë e më shumë në rritjet i shfrytëzimeve seksuale të fëmijëve, numri i lartë i fëmijëve në rrezik trafikimi, fëmijëve të larguar nga shtëpia, si dhe numrit sa vjen dhe në rritje të fëmijëve të humbur, është një kambanë alarmi për vendin tonë. Shqipëria duhet urgjentisht të ndryshojë veprimet dhe protokollet e kërkimeve të fëmijëve të humbur në punën tonë dhe Policisë e Shtetit për ti marrë në mbrojtje ata.”

CRCA/ECPAT Shqipëri, është anëtare e Sinjalit AMBER në Europë, që prej rreth një viti. Ajo prej më shumë se 5 vjetësh ka kërkuar zbatimin e një prej platformave më të mëdha dhe më të suksesshme të kërkim- shpëtimit të fëmijëve të humbur në Europë.
Sinjali Amber është një sinjal që lëshohet çdo herë kur besohet se një fëmijë i humbur është në rrezik të jetës apo të shfrytëzimit seksual. AMBER Alert Europë, e krijuar që në vitin 2013, është një fondacion që punon për shpëtimin e jetës së fëmijëve të humbur apo që janë në rrezik dhe të ekspozuar ndaj shfrytëzimit të të gjitha llojeve. Ai krijon lidhjen midis organeve të zbatimit të ligjit, ekspertëve të policisë dhe qendrave kombëtare të fëmijëve të humbur, në të gjitha vendet europiane, për të identifikuar, gjetur dhe shpëtuar fëmijët e humbur kudo në Europë.
Sot, Sinjalizimi AMBER aktualisht përdoret nga 32 vende në Europës dhe në botë. Deri në Dhjetor 2020, mbi 1,030 fëmijë janë gjetur të ndihmuar nga ky sistem.
Për më tepër informacion, kontaktoni në:
CRCA/ECPAT Shqipëri,
e-mail; crca@crca.al


Detajet e Lajmit
March 25, 2021
343
Kategoria