Televizioni Kombëtar Klan, në një speciale të sjellë në media mbi shfrytëzimin e fëmijëve në punë në Shqipëri, ka sjellë me zë dhe figurë situatën e rëndë në të cilën ndodhen edne të miturit. Gazetarja Erikelda Dorezi, ka realizuar edhe një intervistë me Drejtorin e Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në Shqipëri – CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, i cili theksoi faktin se “Në Shqipëri puna e fëmijëve nuk njeh moshë, ndërsa Kodi i Punës nuk e parashikon moshën e fëmijës në punët familjare”.
Kronika speciale e TV KLAN i është referuar historisë së një fëmije që punon në bujqësi pranë familjes së tij.
Për ta ndjekur këtë speciale, mund ta gjeni në adresën : https://tvklan.al/50-mije-te-mitur-shfrytezohen-ne-pune/