Tiranë, 12 Dhjetor 2018 – Organizatat e Shoqërisë civile me anë të kësaj deklarate publike duan të shprehin mbështetjen e tyre për kërkesën e studentëve për rritjen e buxhetit të arsimit në Shqipëri në masën 5 % të prodhimit të përgjithshëm bruto (PBB).
Shqipëria investon vetëm 3.3% e PBB-së për arsimin, shifër kjo larg standardit ndërkombëtar dhe atij rajonal. Kjo masë e ulët e investimeve cënon të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve për ofrimin e arsimit publik pa pagesë, cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.
Në vende me të ardhura si Shqipëria, investimi me 1 dollar me shumë në arsim do të gjeneronte të ardhur prej me tepër se 5 dollarë në të ardhurat vjetore të një vendi për person.
Prej vitesh Koalicioni për Arsimin nëShqipëri (ACE) dhe Organizatat e Shqoqërisë Civile i kanë kërkuar Qeverisë, Kuvendit dhe çdo partie politike alokimin me 5% të PBB për arsimin në vend.
5% E PBB PËR ARSIMIN GARANTON:
Sigurimin e arsimit publik cilësor, gjithëpërfshirës dhe pa pagesë për çdo fëmijë dhe të ri kudo në Shqipëri.
Rritje të investimeve në infrastrukturën, në laboratorë, klasa, palestra dhe biblioteka cilësore.
Rrit cilësinë e mësimdhënies duke u përkthyer kjo në rritje të arrijeve akademike të krahasueshme me vendet e Bashkimit Europian.
Ne shprehim bindjen tonë se e drejta e çdo individi për arsim publik falas, cilësor dhe të garantuar për të gjithë, është një e drejtë bazë e njeriut që duhet respektuar nga të gjithë. Në këtë kuadër ne ftojmë Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjithë institucionet, partitë politike dhe partnerët socialë, që së bashku të bëjnë të pamundurën për të respektuar dhe garantuar këtë të drejtë.
Rrjetet dhe organizatat që i bashkohen thirrjes:
RRJETET
Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE)
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN)
Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve “VEPRO PËR FËMIJËT!”
Shtëpia e të Drejtave të Njeriut (HRH)
Rrjeti i Grave për Demokraci
ORGANIZATAT
Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve, Shqipëri (CRCA)
Linja e Këshillimit të Fëmijëve ALO 116
Laboratori i Politikave për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri
Ambasada PINK Shqipëri
Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve
Shoqata Ndihmoni Jetën
Instituti Shqiptar për studime Ligjore dhe Territoriale (ALTRI)
Qendra Kombëtare për Studime Sociale
La casa nel Cuore
Down Syndrom Albania
Partnerë për Fëmijët
Fondacioni Arsimor Shqiptar
World Vision Albania
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Albanian Disability Rights Foundation
Qendra Europiane
Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën
Save the Children Shqipëri
Qendra VATRA, Vlorë
Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin
Në Dobi të Gruas Shqiptare
Action for Change and Transformation
Rromano Kham
Terre des Hommes
ARSIS, Organizatë Shoqërore për Përkrahjen e të Rinjve