Rrjeti Kombëtar “VEPRO PËR FËMIJËT” fillon përgatitjen e Raportit Alternativ për Konventën për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së

Rrjeti Kombëtar “VEPRO PËR FËMIJËT” fillon përgatitjen e Raportit Alternativ për Konventën për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së

Tiranë, 20 Qershor 2018 - Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve VEPRO PËR FËMIJËT! filloi sot punën e tij për përgatitjen e Raportit Alternativ të Konventës për të Drejtat e Fëmijës  së OKB-së(KDF).

Shqipëria duhet të kishte dorëzuar raportet e saj periodike pranë Komitetit për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së që nga shtatorit të vitit të kaluar, por Qeveria nuk e respektoi këtë afat. Vetëm këtë muaj Qeveria raportoi se kishte filluar punën për hartimin e raportit të saj të ardhshëm mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të konkluzioneve të Komitetit për të Drejtat e Fëmijës në Gjenevë për Shqipërinë.

Shqipëria është palë në Konventën për të Drejtat e Fëmijës që nga viti 1992 dhe ka raportuar periodikisht në Komitetin për të Drejtat e Fëmijës. Ndonëse vendi i ka përmbushur detyrimet e tij për raportimin periodik, shumë rekomandime të Komitetit për të Drejtat e Fëmijës, mbeten ende të pazgjidhura nga të drejtat e fëmijëve shkelen shpesh nga institucionet publike. Dhuna ndaj fëmijëve në institucione dhe në familje janë gjerësisht të përhapura dhe mungojnë shërbimet për trajtimin dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Ishte CRCA Shqipëri, një anëtare e Rrjetit VEPRO PËR FËMIJËT, që përgatiti dhe dorëzoi Raportin e 1-rë Alternativ në OKB në vitin 2001. Ai i hapi rrugën një angazhimi më të madh të shoqërisë civile në sistemin e raportimit të të drejtave të njeriut dhe u ndoq nga Raporte të tjera alternative për konventat të tilla si CEDAW, CAT, CERD dhe UPR. Ky do të jetë raporti i 3-të Alternativ që do të pëërgatitet nga shoqëria civile, me qëllim që të ndikojë në në sjelljen e rezultateve për respektin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vend.

Raporti Alternativ do të bazohet në shtyllat kryesore të Konventës dhe do të synojë të përfshijë shoqërinë civile në të gjithë Shqipërinë. Ndër çështjet kyçe që do të përfshihen në raport do të jenë e drejta për arsim, fëmijët e pakicave, mjedisin familjar, drejtësia për të mitur, dhunë ndaj fëmijëve etj.

Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri u themelua në vitin 1999 me qëllim forcimin e respektit për të drejtat e fëmijës. Rrjeti ka udhëhequr përpjekjet për përgatitjen e raporteve të monitorimit të zbatimit të një sërë konventash të OKB-së dhe Këshillit të Evropës, teksa ndër të tjera është fokusuar edhe në përmirësimin e legjislacionit dhe politikave për fëmijët dhe të rinjtë në vend. Në vitin 2018, Rrjeti u riorganizua për të rritur përpjekjet e tij për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve. Në emrin e rrjetit u shtuan fjalët VEPRO PËR FËMIJËT! si tregues i përpjekjeve të pro-aktive të avokimit për fëmijët dhe të rinjtë në të gjithë Shqipërinë.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

Ervjola Osmanaj

Zyrtare për Mbrojtjen e Fëmijëve

[email protected]

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL