Një Rrjet Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri

Një Rrjet Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri

Rrjeti do të adresojë, ndër të tjera, shkeljet e rënda dhe të vazhdueshmë të të drejtave të fëmijëve nga institucionet publike

Tiranë, 28 Maj, 2018 – Organizatat kryesore për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, shpallën së bashku krijimin e VEPRO PËR FËMIJËT: Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri.

VEPRO PËR FËMIJËT, vjen si një iniciativë e Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), në bashkëpunim me Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë (ALO 116), ECPAT Shqipëri, Koalicionin për Arsimin në Shqipëri (ACE), Qendrën “Fëmijët Sot” dhe Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN).

Rrjeti do të avokojë për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, nëpërmjet nismave legjislative, përmirësimit të politikave, informimit dhe krijimit të shërbimeve kombëtare dhe vendore për fëmijët, studimeve dhe vëzhgimeve për situatën e fëmijëve, si dhe përgatitjes së raporteve monitoruese dhe alternative mbi gjendjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

Rrjeti do të jetë në pararojë të veprimeve për rishikimin dhe vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë në parandalimin dhe trajtimin e formave të abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve, do të nxisë rrjetëzimin e organizatave në nivel lokal, të profesionistëve dhe ekspertëve që punojnë për fëmijët si dhe rishikimin e vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë në drejtim të negociatave me Bashkimin Europian.

Rrjeti sot ofron disa nga platformat dhe shërbimet më të rëndësishme kombëtare për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, neglizhenca dhe shfrytëzimi. Organizatat antare të VEPRO PËR FËMIJËT janë antare të rrjeteve më të rëndësishme globale dhe Europiane, si : CHI, Missing Children Europe, ECPAT International, Global Missing Children Network, Global Campaign for Education, International Safe Internet Day etj.

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL