Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve

Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve

VEPRO PËR FËMIJËT është një rrjet kombëtar, i organizatave kryesore të tw drejtave tw fwmijwve dhe shoqërisë civile në Shqipëri, për të ndërmarrë veprime dhe nisma të përbashkëta për respektimin dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna, diskriminimi, abuzimi, shfrytëzimi, në jetën e përditshme apo atë virtuale. 

Neglizhimi, dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve janë të papranueshme për një shoqëri demokratike! Megjithatë ato çdo ditë rrezikojnë jetën dhe mirëqenien e fëmijëve, familjeve dhe të shoqërisë në vendin tonë! Për këtë qëllim ne kemi vendosur të punojmë së bashku për t’i thonë NDAL çdo fenomeni apo ngjarjeje që shkel të drejtat e fëmijëve!

Respektimi , mbrojtja dhe promovimi, i të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve, janë pjesë e parimeve themelore të të drejave të njeriut, që na bashkojnë. Të gjitha ligjet, politikat publike dhe shërbimet për fëmijët duhet të zbatohen duke marrë parasysh parimin e interesit më të lartë të fëmijës dhe me pjesëmarrjen aktive të fëmijëve.

 

Motoja bazë e Rrjetit është:

VEPRO PËR FËMIJËT! FËMIJË TË MBROJTUR DHE TË SIGURTË!

VEPRO PËR FËMIJËT: Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve, udhëhiqet në të gjithë veprimet e tij nga parimet e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë.

Kjo aleancë ka në përbërjen e saj organizatat dhe rrjetet ndër më aktivet dhe më të sukseshmet në nivel kombëtar, të cilat prej më shumë se 20 vjetësh kanë avokuar për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.

VEPRO PËR FËMIJËTvjen si një iniciativë e Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, në bashkëpunim me Linjën Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë - ALO 116, ECPAT Shqipëri, Koalicionin për Arsimin në Shqipëri – ACE, Qendrën “Fëmijët Sot” dhe Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri - ANYN.

 

     

 

Rrjeti sot ofron disa nga platformat dhe shërbimet më të rëndësihme kombëtare për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve si më poshtë:

 

SHËRBIME KOMBËTARE

  1. Platforma Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve në Internet - www.isigurt.aldhe aplikacionin për telefonat celularë “ISIGURT”
  2. Shërbimi i vetëm kombëtar i ndihmës për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri 24 orë në ditë (ALO 116-111/ ALO 116-000)
  3. Zyra për Mbrojtjen Ligjore të Fëmijëve dhe të Rinjve të Pambrojtur në Shqipëri (FLA)
  4. Platforma Kombëtare Online për Këshillimin Ligjor Falas - www.crca.al/fla
  5. Shërbimet më të mira për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, dhe shfrytëzimi.
  6. Shërbimet më të mira për pjesëmarrjen dhe fuqizimin e fëmijëve në vendimarrjen e shkollës, komunitetit dhe gjatë procesit të hartimit të politikave.

 

PLATFORMA INFORMACIONI, TRAINIMI, AVOKATËSIE DHE PJESMARRJEJE

  1. Platforma për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, bulizmi dhe diskriminimi në arsimin parauniversitar public;
  2. Platforma Kombëtare e  avokactësisë për buxhetimin për arsimimin dhe shërbimet për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri;
  3. Platforma me e gjerë për pjesëmarrjen dhe aktivizmin e të rinjëve në Shqipëri, e cila mbështet Aleancën e Deputetëve të Rinj, Aleancën e Këshilltarëve të Rinj Bashkiakë dhe Aleancën e Studentëve në Shqipëri;
  4. Bazën studimore dhe kërkimore më të plotë në Shqipëri mbi dhunën dhe abuzimin ndaj fëmijëve, shfrytëzimin dhe trafikimin e fëmijëve, arsimimin, buxhetin kombëtar, pjesëmarrjen e të rinjve dhe fëmijëve;
  5. Trajnime të akredituara për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri;
  6. Monitorimit të ligjeve dhe standarteve kombëtare dhe ndërkombëtrae për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri;
  7. Fushata kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi seksual, mbrojtjen online, buxhetimi, dhunën në shkolla, drejtësnea për të mitur;
  8. Edukimi, promovimi, angazhimi dhe fuqizimi i fëmijeve me qëllim nxitjen pjesmarrjes së vetë femijëve ne mbrojtjen e tyre.

MISIONI

 

VEPRO PËR FËMIJËT punon për respektimin, përmbushjen dhe monitorimin e situatës të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Nw veprimtarinw tonw ne fokusohemi tek reduktimi, parandalimi dhe eleminimi i çdo lloj forme të dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve në shkollë, në familje, në komunitet dhe në Internet, si dhe kudo ku fëmijët jetojnë apo zhvillojnë jetën dhe aktivitetin e tyre.

 

VIZIONI I RRJETIT

Fëmijë të mbrojtur dhe të sigurtë, që gëzojnë të drejta, mirëqenie dhe shërbime kudo në shoqëri,  institucione dhe në komunitet.

 

QËLLIMI

Rrjeti ka për qëllim të avokojë respektin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, nëpërmjet nismave legjislative, përmirësimit të politikave, krijimit të shërbimeve kombëtare dhe vendore për fëmijët, Studimeve dhe vëzhgimeve për situatën e fëmijëve, si dhe përgatitjen e raporteve alternative në organizatat e OKB-së apo raporteve të specializuara mbi gjendjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Rrjeti do të jetë në pararojë të veprimeve për rishikimin dhe vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë në drejtim të negociatave më Bashkimin Europian.

Rrjeti do të nxisë rrjetëzimin e organizatave në nivel lokal, të profesionistëve dhe ekspertëve që punojnë për fëmijët, për parandalimin dhe trajtimin e formave të abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve etj. Ky është një hap me rëndësi strategjike në drejtim të ngritjes dhe funksionimit të rrjetit. Komunikimi që do të zhvillohet ndërmjet organizatave pjesëmarrëse do të kontribuojë në përhapjen e informacionit dhe në shkëmbimin të eksperiencave pozitive në trajtimn e rasteve të dhunës abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve.

 

FUSHAT E VEPRIMIT

  • Avokatësi për të drejtat e fëmijës dhe mbrojtjen e tyre nga çdo formë e dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit;
  • Mbrojtjen e fëmijeve nëpërmjet pjesmarrjes dhe zhvillimit të aftësive të jetës;
  • Përmirësim e politikave dhe programeve në funksion të mbrojtes dhe sigurisë së fëmijëve;
  • Shërbime profesionale dhe cilësore për fëmijët viktima të dhunës dhe abuzimit sidomos ata me potencial të lartë rreziku;
  • Përmirësimi dhe përshtatja e legjislacionit për mbrojtjen e fëmijëve;
  •  Informacion rreth zhvillimit të fëmijës duke përfshirë mirëqënien emocionale, psikologjike dhe mendore;
  • Të zhvillojë politika publike për fëmijët dhe familjet;
  • Të ndryshojë qëndrimet e shoqërisë ndaj të drejtave të fëmijës;
  • Të zhvillojë një model për pjesëmarrjen e fëmijëve;
  • Zhvillimi i Rrjetit dhe përmirësimine  kapacitetit të antarëve të tij;
  • Mbështetje për profesionistët në rastet kur trajtojnë fëmijët e abuzuar dhe me trauma;
  • Burime literature dhe informacioni për parandalimin e rasteve të dhunës dhe abuzimit të fëmijëve;
  • Informacion mbi shërbimet ekzistuese për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimit të çdo forme;
  • Ngritja e rrjeteve lokale dhe promovimi i modele pozitive të monitorimit dhe mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna nga çdo formë abuzimi.

 

PJESMARRJA NË RRJET

Pjesëmarrja në Rrjetin Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve është një proces  ndërveprues, i cili zhvillon partneritetet, arritjen e objektivave të organizatave, ndarjen e përgjegjësive dhe ekspertizës në çështjet e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve. Në terma më specifikë, Rrjeti Kombëtar do të ofrojë:

  • Të avokojë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në mbarë vendin;
  • Krijimin e mekanizmave për të bërë të mundur mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna dhe abuzimi;
  • Ndërgjëgjësimi dhe sensibilizimi mbi mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve;
  • Informimi rreth pasojave nga ushtrimi i çdo lloj forme të dhunës dhe abuzimit ndaj një fëmije;
  • Rritjen e angazhimit të prindërve dhe mësuesve në mbrojtjen e fëmijëve, angazhim në vendimmarrjen dhe politika të sigurisë si dhe nxitjen e krijimit të ligjeve dhe programeve për mbështetjen e viktimave të dhunës dhe abuzimit.
  • Qasje në informacion dhe përditësimin e tematikave që kanë të bëjnë me abuzimin dhe dhunën ndaj fëmijëve në Shqipëri;
  • Mundësi arritjeje/aksesi të ekspertëve dhe profesionistëve që punojnë mbi mirëqënien e fëmijëve dhe parandalimit të abuzimit dhe dhunës;
  • Pjesëmarrja në iniciativa të përbashkëta për përmirësimin e ligjeve për fëmijët;

 

ANTARËSIA NË RRJETET GLOBALE TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

Antarët tanë janë antarë të rrjeteve më të rëndësishme Europiane dhe globale: ICMEC, CHI, Missing Children Europe, Ecpat International, Global Missing Children Network, Global Campaign for Education, International Safe Internet Day, CRIN, EuroChild.

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL