Programet

Programet

Parimet kryesore:                

  1. Pjesëmarrja e Fëmijëve dhe të Rinjve. Fëmijët dhe të rinjtë  do të përfshihen në mënyrë aktive në planifikimin, marrjen e vendimeve dhe në zbatimin e programeve dhe të aktiviteteve të CRCA. E drejta e fëmijëve që të dëgjohen, që të shprehen lirisht do të respektohet plotësisht gjatë zbatimit të programeve dhe aktiviteteve tona. CRCA do të ofrojë mundësi të barabarta për vogëlushet dhe vogëlushët si dhe për të rinjtë që të marrin pjesë, të shprehin opinionin e tyre, të të merren në kosideratë dhe të ndikojnë në punën dhe programin tone.
  2. Respektimi i të drejtave të fëmijëve. CRCA do të mbështesë vetëm aktivitetet që marrën në konsideratë respektimin dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve dh të të rinjve dhe që nuk u sjellin ndonjë dëm fëmjëve ose të rinjve. 

Programi: Të Drejat e Fëmijëve një e Drejtë Demokratike

Elementet kryesore të programit përfshijnë:

  • Akademia e Tiranës për të Drejtat e Fëmijëve.Gjatë vitit 2007 e tutje CRCA do të organizojë për herë të parë që është bërë ndonjëherë Akademinë e Tiranës për të Drejtat e Fëmijëve. Qëllimi është të forcojë kapacitetet e përfaqësuesëve të lartë zgjedhur të Qeverisë  dhe to OJF-ve dhe të ngrejë debate mbi çështjen e respketimit dhe të zhvillimit të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
  • Lobimi dhe avokatësisë për përmirësimin e politikave dhe të legjislacioneve të politikave të atyre politikave dhe legjislacioneve për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe grupet e shoqërisë civile.  
  • Fushata për respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri, nëpërmjet aktiviteteve, lobimit dhe avokatësisë, deklaratave publike, letrave zyrtarëve dhe protestat publike. Për këtë CRCA do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive rrjetet dhe koalicionet ekzistuese dhe aktivitetet e tyre në vend. Koalicionet dhe rrjetet kryesore përfshijnë: Rrjetin e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Koalicionin Shqiptar për Arsimimin e Fëmijëve, Koalicionin Shqiptar prë Fëmijët që jetojnë me HIV/AIDS, Aleancën Shqiptare të Fëmijëve, etj.  
  • Ndërtimi i kapaciteteve për Qeverinë në KDF dhe standartet tjera të kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, nëpërmjet ndikimit në ndryshimet dhe përmirësimet e politikave dhe legjislacioneve, përshtatja e kurseve të trainimit nevojave të institucioneve publike dhe nismave lobuese dhe avokuese.
  • Fuqizimi i shoqërisë civile në Shqipërinëpërmjet inisiativave të bashkimeve në rrjete, nëpërmjet kurseve të trainimeve dhe seminareve/workshopeve ndërgjegjësuese mbi KDF, standartet tjera të OKB, legjislacioneve të Bashkimit Europian dhe atyre kombëtare.
  • Fuqizimi i lëvizjeve të fëmijëve dhe të të rinvje në Shqipëri nëpërmjet mbështetjes së grupeve të fëmijëve dhe të të rinjve (për shembull Senati i Fëmijëve të Tiranës) dhe krijimi i Zyrave/Njësive të Fëmijëve/Të Rinjve në nivelet lokale.
  • Studimet në çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët dhe të rinjtënë bashkëpunim me Qendrën e Informacioneve dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri.

Programi: Informacioni, Komunikimi dhe Arsimimi për të Drejtat e të Fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri

  • Mbështetja e Revistës Elektronike “Ndihmo Fëmijët” si një mjet për koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit në shqip dhe në anglisht me OJF-të, Qeverinë dhe Agjensionet në Shqipëri dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me Qendrën e Informacioneve dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri
  • Përgatitja, publikimi dhe shpërndarja e Shqyrtimi i të Drejtave të Fëmijëve dhe të të Rinjve në Shqipëri, në bashkëpunim me Qendrën e Informacioneve dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri
  • Mbështetja e përgatitjes, publikimit dhe shpërndarjes së revistës së fëmijëve “Zeri i Fëmijëve” në bashkëpunim me grupet dhe organizatat e fëmijëve.
  • Mbështetja e aktiviteteve që forcojnë dhe rrisin respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri nga institucionet qeveritare në nivelin lokal dhe kombëtar.
  • Organizmi i seminareve, forumeve dhe workshopeve ndërgjegjësuese me mësuesit,prindët, edukatorët, punëtorët socialë, fëmijët dhe të rinjtë në shkolla, institucione publike, familje dhe komunitet.
  • Organizimi i një Konvente /Forumi Kombëtar mbi çështjet që kanë të bëjnë me situatën e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në vend, në bashkëpunim me Kuvendin Shqiptar dhe/ose Qeverinë Shqiptare.
  • Vazhdimi i mbështetjes së përgatitjes, publikimit dhe shpërndarjes së materialeve informuese (fletushkave, fletë-palosjeve, broshurave, lajmërimeve në media,etj.) mbi të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve, prindërimin e mirë, edukimin peer to peer, respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në shkola dhe familje.etj.

Programi: Drejtësia për të Miturit në Shqipëri

  • Mbështetja e reformave aktuale në administrimin e drejtësisë për të miturit e inicuar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri me ndihmën e UNICEFI-t
  • Ndikimi në ndryshimet e politikave dhe legjislacioneve,përfshirë përgatitjen e Kodit të Fëmijëve, si një mënyrë e krijimit të sistemeve të administrimit të drejtësisë për të miturit në Shqipëri dhe modeleve të mira të kujdesit për fëmijët dhe të rinjtë që janë në konflikt me ligjin.
  • Vazhdimi i përkrahjes së masave për ngritjen e kapaciteteve për sistemin e drejtësisë dhe të burgjeve në Shqipëri me fokusin kryesor respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të të miturve në konflikt me ligjin.
  • Bërja e studimeve dhe raporteve mbi drejtësinë e të miturve, kriminaliteti fëmijëror dhe masat alternative, me fokus të veçantë në komplikimin e politikave dhe legjislacineve. Hulumtimi duhet të ndihmojë në përmirësimin e situatës aktuale me të cilën ballafaqohen fëmijët dhe të miturit ndërkaq që ndodhen në paraburgim dhe të ofrojë rekomandimet për atë se si të ndërtohet një sistem i kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve si viktima të krimit dhe si shkelës të ligjit.
  • Përmirësimi i shërbimeve dhe standarteve të kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe të të rinvje që janë në konflikt me ligjin. CRCA do të vazhdojë të mbështes shërbimet alternative edukative, psikosociale dhe rekreative, por me qëllimin final që këto shërbime t’u dorëzohen dhe të realizohen nga sistemi penitenciar në Shqipëri . CRCA do të inicojë përgatitjen e Rregullave të Kujdesit dhe Mbrojtjes së Sistemit Penitenciar të të Miturve në Shqipëri (shih Kujdesi i Fëmijëve dhe Programet e Mbrojtjes) me qëllim final të kenë një protokoll rregullash të standartizuara që respektojnë të drejtat e fëmijëve viktima dhe të fëmijëve shkelës të ligjit nëpërmjet sistemit të drejtësisë për të miturit.

Programi: Kujdesi dhe mbrojtja e fëmijëve

  • Lobimi, avokatësia dhe presioni për krijimin e një Sistemi të Kujdesit dhe të Mbrojtjes në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të bëjmë presion mbi Qeverinë e Shqipërisë dhe veçanërisht në Ministrinë e Punës. Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për përgatitjen e legjislacionit relevant.
  • Përmirësimi i shërbimev dhe standarteve të kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijëve. CRCA do të inicojjë përgatitjen e Standarteve të Kujdesit dhe të Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri, me një qëllim final që të kenë një model të standardizuar të rregullave që respektojnë nevojën e të drejtave të fëmijëve në të gjitha sistemet.
  • Linja e Këshillimit të Fëmijëve në Tiranës.  CRCA do të vazhdojë të mbështesë Linjën e Këshillimti të Fëmijëve në Tirnanë me qëllimin final që të krijohet një linjë këshillimi kombëtare për fëmijët në Shqipëri. Linja do të shërbejë për fëmijët në momentet më të vështira të jetës së tyre, por pa përjashtuar fëmijët dhe të rinjtë që kanë nevojë të bisedojnë për shqetësimet dhe problemet me dikë që kanë kohë t’i dëgjojnë ata.
  • Përmirësimi i legjislacionit që ndalon dhunën kundër fëmijëve dhe të rinjve dhe shfrytëzimin e fëmijëve në Shqipëri do të mbetet një nga prioritetet e punës së CRCA në Shqipëri. Qendra së bashku me partnerët e saj do të inicojnë propozime për ndryshime në legjislacion me qëllim të kufizimit të dëmeve të shkaktuara nga dhuna kundër fëmijëve në familje, institucione publike dhe më gjerë në shoqëri, duke përfshirë kriminalizimin e shfrytëzimit të fëmijëve për çështje ekonomike dhe seksuale.
  • Shanset dhe akseset e barabarta në shërbimet për fëmijët dhe të rinjtë e minoriteteve, fëmjët që jetojnë me HIV/AIDS dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
  • Aksesi në arsimim. CRCA do vazhdojë të përkrah masat që marrin në konsideratë aksesin në arsimim të fëmijëve në Shqipëri. Sidoqoftë, në fokusin tonë do të jenë në mënyrë të veçantë fëmijët dhe të rinjtë e minoriteteve (Romët dhe Egjyptianët), fëmijët që jetojnë me HIV/AIDS dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Programi: Monitorimi dhe raportimi mbi situatën e të drejtave në Shqipëri/ Raporti Alternative i OKB

  • Përgatitja e Raporteve Alternativembi Konventat e të Drejtave të Njeriut të OKB dhe përmbushjes së obligimeve që ka Qeveria Shqiptare sipas sistemit të raportimit të marrëveshjeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Për këtë CRCA do të vazhdojë të mbështesë punën e Koalicionit Shqiptar për Përgatitjen e Raporteve Alternative. Rëndësi të veçantë do t’u kushtohet instrumenteve ndërkombëtare, siç janë: Konventa e të Drejtave të Fëmijve, Konventa kundër Torturës, Konventa kundër Diskriminimit Racial, Konventa për Eliminimin e Diskriminimit kundër Grave, etj.
  • Monitorimi dhe raportimi i situatës së fëmijëve që janë nën kujdesin e zyrave publike dhe institucioneve publike (shkollave, pre-trial, burgjeve, jetimoreve, qendrave ditore, spitaleve, kopshteve të fëmijëve,etj.)
  • Monitorimi dhe raportimi i aksesit në arsimim të fëmijëve prej grupeve me disavantazhe,në mënyrë specifike fëmijët e romëve dhe të egjiptianëve, fëmijët që jetojnë me HIV/AIDS dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
  • Monitorimi dhe raportimi i aksesit në shërbimet publikepër fëmijët e grupeve me disavantazhe, veçanërishtë për fëmijët e romëve dhe egjyptianëve, fëmijët që jetojnë me HIV/AIDS dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
  • Monitorimi dhe raportimi i respektimit dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve nga Qeveria dhe institucionet e saj në nivelin lokal dhe kombëtar.

Programi: Promovimi i Demokracisë dhe Mirë-qeverisjes në Shqipëri

  • Ngritja e kapaciteteve për grupet e grave dhe të rinjve nga partitë politike në Shqipëri. Kurse trainimi do të organizohen për të grupet e grave dhe të rinjve nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Trainimi do të përfshijë çështje si të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe të fëmijëve, pjesëmarrjen në politikë, aftësitë komunikuese, strategjitë elektorale, etj. trainimi do të ofrohet kryesisht për gratë dhe të rinjtë që janë kandidatë për një pozicion zyrtar publik në Qeverinë Lokale, Këshillat e Qyteteve dhe Parlamentin Kombëtar. Programi parashikon organizimin e debateve dhe forumeve të hapura publike mbi pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Grave në politikë.
  • Ngritja e kapaciteteve për të rinjtë nga minoritetet.Kurse të trainimit do të organizohen për t’i përmbushur nevojat e të rinjve nga minoritetet në çështjet siç janë të drejtat e minoriteteve, të fëmijëve dhe të të rinjv, ndikimi në politika dhe lidership. Të rinjtë do kenë shans të marrin njohuri në dokumentet kryesore të të drejtave kombëtare dhe ndërkombëtare të njeriut që kanë të bëjnë me minoritetet. Kurse tjera të trainimit do të fokusohen më tepër në aktivizmin politik, përgatitjen e të rinjve minoritarë se si të prezantojnë pikëpamjet e tyre tek liderët politikë lokalë, për politikën dhe pjesëmarrjen në politikë, për demokracionë, të drejtat e njeriut dhe çështjet gjinore. 
  • Informacioni, edukimi dhe ndërgjegjësimi i grave, të rinjve dhe minoriteteve për pjesëmarrjen në procesin politik në Shqipëri.  Një nga aspektet më të rëndësishme të projektit do të jenë informacioni, edukimi dhe ndërgjegjësimi. Projekti synon të rrisë aksesin në informacion dhe të rrisë ndërgjegjësimin në çështjet sensitive, siç janë qeverisja e mirë dhe pjesëmarrja në politikë, të drejtat e grave dhe të rinjve, të drejtat e minoriteteve, etj. Këto qëllime do të arrihen nëpërmjet një varg aktivitetesh, që janë të përshkruara në vijim:
  • Përgatitja dhe Botimi i Manualeve të Praktikave të Mira.Bazuar në përvojat e mëparëshme, përgatitja e Manualeve të Praktikave të Mira ndihmon në rritjen e njohurive mbi konceptet bazë të votimit, principeve të votimit në Shqipëri, se si të ndërtohet Këshilli i Qytetit dhe roli i Bashkive/Komunave në jetën e përditshme të njerëzve, në demokratizimin e qytetarëve, etj.
  • Përgatija, Botimi dhe shpërndarja e materialeve ndërgjegjësuese mbi pjesëmarrjen e grave, të rinjve dhe minoriteteve.Bazuar në eksperiencën e fituar nga rrjeti, fletë-palosjet do të përgatiten dhe publikohen për secilin nga target grupet të titulluara “Ti mund të marrësh pjesë”. Fletë-palosjet do të përdoren gjerësisht në kurset e trainimeve dhe në debatet publike. Fletë-palosjet do të shpërndahen gjerësisht po ashtu edhe në mesin e partive politike dhe parlamentarëve.
  • Faqja “UNE MARR PJESE”ka për qëllim që të ofrojë hapësirë për informacion mbi çështjet e grave, të rinjve dhe të minoriteteve në Shqipëri. Kjo faqe e cila u lançua që nga 2006 kryesisht në shqip (por edhe në anglisht) do të përfshijë informacion dhe këshilla se si të merret pjesë në mënyrë aktive në procesin zgjedhor dhe në jetën politike në nivelet lokale dhe kombëtare. Faqja e internetit do të ketë po ashtu informacion mbi partitë politike në Shqipëri, lajme nga politika e vendit, parlamenti, etj.  Qëllimi i kësaj faqeje është të bëhet një burim i informacionit mbi pjesëmarrjen në politikë të grupeve të margjinalizuara në Shqipëri.

Programi: AMBASADA PINK

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri ёshtё njё organizatё jo-qeveritare dhe jo-fitimprurёse, e cila punon pёr promovimin e respektimit dhe mbrojtjes sё tё drejtave tё personave lesbike, gei, biseksualё, transgjinorё, interseks dhe queer (LGBTIQ) nё Shqiperi. I zbatuar si Program nё Maj 2010 nga CRCA Shqipёri dhe COC Hollandё, me mbёshtetjen financiare tё Programit MATRA tё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme tё Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri arriti qё brenda tre viteve tё pёrfshijё çёshtjen LGBT nё debatin e gjerё publik dhe tё shndёrohet nё njё nga zёrat mё me ndikim mё qёllim lobimin dhe advokimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT nё vend.

Qё prej Nёntorit 2011, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri funksionon mё vete, si njё organizatё e pavarur jo-qeveritare dhe jo-fitimprurёse, duke punuar çdo ditё pёr tё siguruar qё tё drejtat e çdo individi LGBT tё njihen, respektohen, mbrohen dhe avancohen. Nё Qershor 2011, organizata inicioi punёn pёr ndёrtimin dhe funksionimin e Komitetit Organizativ, Tirana Pride, si njё rrjet kombёtar organizatash dhe institucionesh, tё cilёt do tё punojnё sё bashku pёr organizimin e Marshimit tё Krenarisё çdo vit, duke filluar prej Shtatorit 2013.

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL