SHQIPËRIA BËHET BASHKË PËR SIGURINË E FËMIJËVE NË INTERNET!

SHQIPËRIA BËHET BASHKË PËR SIGURINË E FËMIJËVE NË INTERNET!

Në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, autoritetet publike, shoqëria civile dhe industria e internetit së bashku diskutuan hapat në vijim për ta bërë internetin të sigurt për të gjithë fëmijët anembanë Shqipërisë

6 Shkurt 2018 –CRCA Shqipëri dhe ALO 116, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Brendshme, sot në mëngjes hapën siparin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë së Fëmijëve në Internet 2018 (SID). Në Shqipëri aktivitetet për këtë ditë simbolike shtrihen përgjatë një jave të tërë dedikuar ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe prindërve për rreziqet që paraqet interneti për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi online.

Shqipëria është bërë pjesë e kësaj dite për herë të parë në vitin 2006, falë përpjekjes së CRCA për të avokuar për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve edhe në internet. Që prej vitit 2010, pjesë e SID është bërë edhe ALO 116-Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj jave është  ndërgjegjësimi  i fewmijwve, prindwrve, institucioneve, organizatave dhe industrisw sw internetit, për mbrojtjen e fëmijëve në internet si dhe promovimin e shërbimeve mbështetëse për fëmijët viktima të abuzimit online. Në kuadër të javes po organizohen një ndwr tw tjera, kwto aktivitete:

Firmosja e Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Fëmijëve në Internet. Plani ka për qëllim rritjen e sigurisë së fëmijëve në internet nëpërmjet përforcimit të kapaciteteve kombëtare dhe lokale, forcimin e partneritetit Institucione - OJF – Industri për sigurinë e fëmijëve në internet, forcimin e kuadrit ligjor dhe politikave për sigurinë online të fëmijëve si dhe ndërgjegjësimin dhe informimin për sigurinë online të  fëmijëve.

Fushata e ndërgjegjësimit në Shkolla: Aktivitetet informuese po zhvillohen gjatë javës në 6 shkolla 9-vjecare të qytetit të Tiranës, për të informuar dhe edukuar fëmijët sesi mund të mbrohen në jetën virtuale. Synimi kryesor i aktiviteteve në institucionet e edukimit  është promovimi i ALO 116-111 dhe Platformës Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve Online www.sigurt.al, si dhe njohja e fëmijëve me këtë shërbim. Kjo fushatë ka në fokus psikoedukimin dhe informimin e nxënësve, prindërve  dhe mësuesve mbi cyber bulling, ekspozimin e fëmijëve më materiale të papërshtatshme dhe të paligjshme, vjedhjen e identitetit online, pornografine etj.

Forumi i hapur me prindër-Shkolla 9 vjecare e Yzberishtit i hapi rrugën diskutimeve të hapura me prindër të komunitetit, mbi ccështje e sigurisë së fëmijeve në internet. Si prindër  nuk mund të dimë gjithcka për jetën online si chat-et, media sociale, postimet, blogjet etj mund të dimë mjaftueshëm për prindërimin, rregullat, parimet, kufinjtë në aspektet e tjera të jetës së fëmijës.

Firmosja e Kodit të rishikuar të Sjelljes –Gjatë kësaj javë kompanitë e industrisë së komunikimit dhe internetit rikonfirmuan “Kodin e  Sjelljes”, duke I bërë disa shtesa,  për përdorimin e sigurt të shërbimeve. Kodi përfshin një sërë standardesh për të garantuar më shumë mbrojtje për përdoruesit dhe sidomos për fëmijët. Ky kod nxit kompanitëpër të krijuar dhe prezantuar shërbime të reja për rritjen e sigurisë së fëmijëve. Ky kod ofron mundësinë e promovimit të mekanizamave për filtrimin e aksesit në internet si dhe rrit sensibilizimin e prindërve, lidhur me njohjen e instrumenteve të kontrollit prindëror, për përdorimin e internetit nga fëmijët dhe adoleshentët.

Takim i hapur me komunitetin e prindërve në Vodafone Albania –CRCA  dheALO 116 prezantuan raste studimore si dhe gjetjet kryesorë të mbledhura nga Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë - ALO 116 dhe Platfoma Kombëtare e Sigurisë së Fëmijëve në Internet - ISIGURT.AL.  Ndarja e eksperiencave pozitive dhe rritjes së bashkëpunimit industri-OSHC për sigurinë e fëmijeve në internet ishin fokusi i takimit.

Për më tepër informacion ju lutem kontaktoni në adresën: [email protected] dhe  [email protected]

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL