Presidenti Meta pret në një takim përfaqësuesin e CRCA Shqipëri

Presidenti Meta pret në një takim përfaqësuesin e CRCA Shqipëri

Tiranë, 24 Tetor 2017, Sot, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta priti në një takim informues, Drejtorin Ekzekutiv të CRCA Shqipëri, z. Altin Hazizaj.

Ky takim vjen në vazhdën e përfshirjes në axhendën e Presidentit të Republikës të çështjes së mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve si një çështje me rëndësi jetike për shoqërinë.

Në fjalën e tij Presidenti i Republikës z. Meta vlerësoi dhe shprehu mirënjohjen e tij dhe të institucionit që ai drejton për punën që ka bërë CRCA Shqipëri për avancimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të punës së saj.

Në të njëjtën kohë z. Meta shprehu të gjithë angazhimin e tij dhe të institucionit të Presidentit të Republikës për të thelluar bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile me qëllim nxitjen e iniciativave të përbashkëta për mbrojtjen femijëve si dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik por edhe të gjithë institucioneve në funksion të një shoqërie më sensibël ndaj kauzës së fëmijëve.

Drejtori Ekzekutiv i CRCA Shqipëri z. Altin Hazizaj në fjalën e tij falenderoi Presidentin e Republikës z. Meta për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë, nw kohwn kur z. Meta ka qenw Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, për nxitjen e politikave që mbrojnë fëmijët nga dhuna dhe keqtrajtimi në vend. Po kaq te rëndësishme edhe marrëdhënien dhe qasjen që Presidenti po ndërmerr në drejtim të mbështetjes së organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve dhe tw tw rinjve në Shqipëri.

Në fund të takimit z.Hazizaj në emer të CRCA Shqipëri e ftoi Presidentin e Republikës z. Meta te jete Ambasadori i çeshtjes se femijeve, të rinjve dhe shoqerisë civile që mbron të drejtat e tyre.

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL