Presidenti I Republikes viziton CRCA në 20 vjetorin e krijimit të saj

Presidenti I Republikes viziton CRCA në 20 vjetorin e krijimit të saj

Tiranë 6 Nëntor 2017-Ditën e sotme Presidenti i Republikës vizitoi CRCA Shqipëri. Kjo vizitë vjen në kaudër të 20-vjetorit të themelimit të Qëndrës për Mbrojtjne e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri-CRCA një ndër organizatat kryesore në vend që punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi, shrytëzimi dhe lobimit dhe avokatësisë për përmirësimin e politikave dhe legjislacionit në interes të fëmijëve . Në këtë takim ishin të ftuar edhe 15 organizata partnere të CRCA-së.

Drejtori Ekzekutiv i CRCA-së z. Altin Hazizaj falënderoi z. Meta për të gjithë punën që ai ka bërë në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe në të njëjtën kohë vlerësoi rolin që ka patur z. Meta në drejtimin e grupit parlamentar “ Miqtë e Fëmijëve”.

“E njoh CRCA-në dhe të gjithë kontributin që ajo ka dhënë në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që duke njohur nga afër punën e saj kam njohur njerëz që I janë dedikuar me zemër kauzës së fëmijëve në Shqipëri.  Shembulli i CRCA-së na vendos para përgjegjësisë për të marrë masa për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile që përbëjnë histori suksesi”- tha gjatë fjalës së tij z. Meta.

 “CRCA gjatë këtyre 20-viteve ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbatimin e shumë iniciativave që kanë patur impakt të drejpërdrejtë në përmirësimin e situatës së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.  Qasja multidimensionale e programeve të saj e ka vendosur në një pozite të rëndësishme në sistemin e mbrotjes së fëmijëve në vend CRCA” - theksoi gjatë fjalës së tij z. Hazizaj. 

Gjatë këtij takimi u diskutua gjërësisht në lidhje më mbrojtjen e fëmijëve kryesisht në ofrimin e shërbimeve emergjente dhe nevojës që kanë për mbeshtetje organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime. Z. Meta premtoi që do të ketë një rol aktiv në mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile. Presidenti e cilësoi takimin e sotëm si një fillim të ri në krijimin e një fryme bashkëpunimi për nisma të përbashkëta Presidencë-OJF që punojnë për të drejtat e fëmijëve. 

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL