LINJA KOMBËTARE E KËSHILLIMIT PËR ADOLESHENTËT LGBTI NË SHQIPËRI

LINJA KOMBËTARE E KËSHILLIMIT PËR ADOLESHENTËT LGBTI NË SHQIPËRI

Tiranë, 3 Nëntor 2017- Sot ALO 116, Pink dhe Zyra për Mbrojtjen Ligjore të Fëmijëve prezantuan Linjën e Këshillimit për Adoleshentët dhe të Rinjtë LGBTI. Në këtë takim moren pjesë përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, agjensive dhe partnerëve të huaj.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth nevojës që ka Linja e Këshillimit për Adoleshentët LGBTI në Shqipëri për t’u koordinuar me të gjitha shërbime e tjera të sistemit. Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe efektive për adoleshentët dhe të rinjtë LGBTI ishte qëllimi kryesor I këtij takimi.  Ky synon që të krijojë një hapësirë për mbrojtjen nga diskriminimi, dhuna dhe abuzimi të gjithë adoleshentët dhe të rinjtë LGBTI në Shqipëri.

Linja për Adoleshentët LGBTI është një shërbim konfidencial, mbështetës dhe fuqizues për të rinjtë LGBTI, si dhe të afërmit, miqtë, mësuesit, psikologët etj. Linja e Ndihmës është një shërbim 24/7 për të gjithë adoleshentët LGBTI nga e gjithë Shqipëri e cila ofron një mbështetje proaktive dhe të koordinuar për të gjitha problemet dhe shqetësimet me të cilat adoleshentët dhe të rinjtë LGBTI ndeshin në jëtën e tyre. Shërbimet e linjës për adoleshentët LGBTI ofrohen nga një grup i trajnuar psikologësh dhe punonjësish social si dhe nga të rinjë vullnetarë të komunitetit LGBTI.

Për më shumë informacion kontaktoni në adresen e emailit: [email protected]

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL