KODI PENAL DHE LIGJI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJEVE NUK MBRON FËMIJET NË INTERNET!

KODI PENAL DHE LIGJI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJEVE NUK MBRON FËMIJET NË INTERNET!

57 FEMIJË JANË LËNË TË PAMBROJTUR NGA PEDOFILIA NË INTERNET

Tiranë, 10 shkurt 2017- Sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurtë ALO 116, CRCA dhe Koalicioni për Arsimin e Fëmijeve publikuan raportin tematik “Siguria e Fëmijeve në Internet”. 

Ky raport vjen si një tregues i rreziqeve që ndeshin fëmijët gjatë aktivitetit në internet, por dhe për të nxitur një veprim gjithnjë e më të fuqishëm për të adresuar këto rreziqe. Disa nga fenomenet që kërcënojne sigurine e fëmijeve shqiptar në internet sipas këtij raporti janë: abuzimi seksual, ai psikologjik, tallja online (cyberbullying), shtytja e femijës për të kryer marrëdhënie seksuale (grooming), shkëmbimi i sms-ve me përmbajtje të papërshtatshme (sexting), pornografia, lojrat online, njohjet në rrjetet sociale etj.

Duke analizuar shumicën e rasteve të raportuara pranë ALO 116-111: Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët, ashtu dhe rasteve të raportuara pranë platformes ISIGURT.AL, rezulton se femijët janë tërësisht të ekpozuar ndaj këtyre rreziqeve për shkak të mangësive që ka Kodi Penal dhe Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijeve. Këto rreziqe që i’u kanosen fëmijeve në internet nuk janë të parshikuara as në Kodin Penal as në Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijeve, gjë e cila ka sjellë ekspozim të jashtëzakonshem të fëmijëve përkundrejt pedofilëve, të cilët gjithnjë e më shumë po përdorin internetin për të identifikuar femijët viktima të dhunës dhe shfrytëzimit për qëllime seksuale. Këto mungesa ligjore mbrojnë pedofilët duke ju krijuar atyre të gjitha hapësirat ligjore për të abuzuar dhe shfrytëzuar femijët seksualisht.

Për këtë arsye ALO 116, CRCA dhe  Koalicioni për Arsimin e Fëmijeve ne kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurtë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në amendimin e Kodit Penal për të përfshirë të gjitha këto vepra penale që cenojne sigurine e fëmijeve në internet dhe Ligji i ri i të Drejtave të Fëmijeve të përfshije proçedura specifike për mbrojtjen e fëmijeve  gjatë lundrimit në internet dhe çfarë masash duhet të merren nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Policia për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet në internet.

Gjatë vitit 2016 ALO 116 ka trajtuar më shumë se 886 telefonata të fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët kanë raportuar çështje të sigurisë online. Pranë platformës iSigurt.al gjatë vitit 2016 janë raportuar 76 raste të fëmijëve dhe të rinjve të cilat janë ekspozuar ndaj imazheve të papërshtatshme në internet, kanë qënë viktima të ngacmimit seksual, psikologjik dhe talljes në internet, janë ndeshur me pornografi me të mitur në internet etj.

Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurtë shërben edhe si një moment për të ndërgjegjësuar opinionin e gjere për pasojat që vijnë nga përdorimi i internetit në mënyrë të pasigurt. Që prej vitit 2016 platforma www.ISIGURT.al është mekanizmi më efikas i raportimit dhe informimit, ku çdo qytetar mund të raportoje raste të fëmijëve të ekspozuar ndaj rreziqeve në internet.

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL