Hapet Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri

Hapet Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri

Për herë të parë një qendër e specializuar do të sigurojë që fëmijët dhe të rinjtë mbrohen nga grabitqarët seksualë edhe në botën virtuale.

Tiranë, 31 Tetor 2018 – Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), organizata e vetme kombëtare e specializuar për çështjet e sigurisë në internet, që udhëheq përpjekjet për ta bërë internetin sa më të sigurt edhe në Shqipëri, njoftoi sot në mesditë se ka finalizuar përpjekjet e saj dy vjeçare për hapjen e Qendrës Kombëtare për Internet të Sigurt.

Shqipëria, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, dhe mbështetjes së CRCA Shqipëri, ka një Plan Kombëtar Veprimi për Sigurinë në Internet të fëmijëve. Megjithatë, rastet e raportuara në platformën kombëtare www.ISIGURT.altregojnë se numri i fëmijëve dhe i të rinjve që po bien viktima të bulizmit, vjedhjes së identitetit, ngacmimeve e dhunës seksualë në internet, po rritet nga viti në vit. Nga ana tjetër, siguria në internet nuk është një shqetësim vetëm për fëmijët dhe të rinjtë, por edhe për të rriturit, për shkak të rritjes së kohës së navigimit online.

Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt ka në përbërje të saj organizata, grupime dhe shërbime kombëtare, si CRCA Shqipëri, Platformën ISIGURT.AL, Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Humbur, Parlamentin Rinor Tiranë, Koalicionin e Arsimit për Fëmijët në Shqipëri dhe Rrjetin Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve. Qendra do të koordinojë shërbimet e saj edhe me Linjën Kombëtare të Telefonit të Ndihmës në Shqipëri, si një shërbim 24 orë në mbrojtje të fëmijëve, Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, Policinë e shtetit dhe industrinë e internetit.

Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, ka si mison të saj bërjen e internetit të sigurt për këdo, sidomos për fëmijët dhe adoleshentët. Ajo do të punojë për rritjen e informacionit, ndërgjegjësimit dhe këshillimit të përdoruesve të internetit për rreziqet me të cilat ata përballen online. Qendra do të nxisë krijimin e kulturën e kujdesit, mbrojtjes dhe respektit edhe në botën virtuale. Ajo do të punojë nga afër me prindërit, mësuesit dhe të rinjtë për rrezikshmërinë që paraqet përdorimi i pasigurtë i internetit dhe sesi mund t’i ndihmojmë fëmijët që të navigojnë të sigurt.

Qendra ofron edhe shërbimin e Raportimit të Menjëhershëm të përmbajtjes së paligjshme apo të papërshtatshme nëpërmjet platformës ISIGURT.ALnë internet dhe aplikacion në celular, ndërkohë që ajo do të vijojë të udhëheqë në Shqipëri organizimin e Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurtë, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në vendet e Bashkimit Europian. Qëndra vjen si një model i njohur tashmë thuajse në të gjitha vendet e BE-së. Ajo do të ketë si mbështetës edhe shume grupe vullnetare të të rinjve për zhvillimin e aktiviteteve informuese dhe fushatave ndërgjegjësuese në shkolla dhe më gjerë.

Për më shumë info, kontakto:

Altin Hazizaj

CRCA Shqipëri

[email protected]

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL