CRCA Shqipëri akreditohet si agjensi trainuese kombëtare për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve

CRCA Shqipëri akreditohet si agjensi trainuese kombëtare për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve

Tiranë, 19 Dhjetor 2017- Sot në mëngjes, CRCA Shqipëri, një ndër organizatat kryesore për të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në vend, u njoh sot si një agjensi kombëtare që ofruan trainime të akredituara për të drejtat dhe Mbrojtjen e fëmijëve. Ky lajm vjen në një kohë që CRCA Shqipëri feston 20 vjetorin e themelimit të saj dhe është një tregues i mëtejshëm i arritjeve të organizatës.

Komisioni i Akredimit të Programeve dhe Moduleve të Trajnimit pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me vendimin Nr. 14, datë 19. 12. 2017 akrediton modulet e trajnimit të paraqitura për akreditim nga agjencia trajnuese CRCA Shqipëri. Modulet e akredituara janë të fokusuara kryesisht në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së femijëve.

Gjatë 20 viteve të punës së saj Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) ka punuar për ngritjen e kapaciteteve të të gjithë aktorëve të përfshirë në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, duke kontribuar efektivisht në krijimin e modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve në vend.  

CRCA gjithashtu gjatë këtyre viteve ka punuar në mënyrë intensive me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Institucionet Arsimore, IZHA-n etj, me qëllim përmirësimin e nivelitvtë mësuesve, të kurrikulave dhe metodologjive të mësimdhënies në shkolla.

 

Akreditimi i CRCA si agjenci trajnuese është finalizim i përpjekjeve të vazhdueshme si një qëndër burimore dhe ngritjesh kapacitetesh të aktorëve të ndryshëm publik dhe privat në Shqipëri. Tashmë CRCA Shqiperi është një agjensi e licensuar për të ofruar trainime në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës për mësuesit dhe të gjithë institucionet publike dhe private që punojnë për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.

 

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL