Çiljeta Xhilaga,viziton Intitutitn e të Mtiurve, Kavajë

Çiljeta Xhilaga,viziton Intitutitn e të Mtiurve, Kavajë

Kavajë, 20 mars 2012 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri –CRCA / DCI Shqipëri në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Institutin e të Miturve në Kavajë  organizuan një aktivitet me të miturit që vuajnë dënimin ose janë në pritje të gjykimit me pjesmarrjen e këngëtares së mirënjohur Çiljeta Xhilaga.

Aktiviteti u zhvilluar nga ora 10.30 deri në orën 13.00 në Institutin e të Miturve në Kavajë, i pari i këtij lloji në vendin tonë, në kuadër të programit “Mbështejta për të Miturit në Institutin e të Miturve Kavajë” mbështetur nga Save the Children Shqipëri dhe UNICEF.

Qëllimi i aktiviteti ishte ofrimi i një dite ndryshe për të miturit që janë të privuar nga liria përmes ofrimit të aktiviteteve rekreative me të ftuar nga jashtë institucionit.

Në këtë aktivitet morën pjesë 38 të mitur, staf i institucionit, stafi i CRCA/DCI Shqipëri dhe gazetarë të cilët pasqyruan takimin e Ciljeta Xhilaga me të miturit e Institutit të të Miturve në Kavajë.

Vizita e parë e këngëtares Xhilaga pati një impakt (ndikim) shumë pozitiv për të miturit të cilëve për herë të parë patën jo vetëm mundësinë të takonin një personazh publik, por edhe të uleshin për disa minuta e të bisedonin me të.

Gjatë bisedave të përbashkëta me të miturit u diskutua lidhur me aktivitete që ofronte institucioni, bashkëjetesa në institucion, kurset që ndiqnin të miturit, historitë e tyre etj. Në bisedat e përbashkëta në grup nuk munguan batuta miqësore, komente si dhe komplimenta për Xhilagën.

Premtimet e këngëtares për organizimin një aktiviteti tjetër me personazhe të tjerë publik entuziazmoj dhe më shumë të miturit duke ju lehtësuar bashkjetesën në institucion e kontribuar në ri-integrimin sa më të sukseshsëm të tyre.

Në gjithë vizitën e saj, Xhilaga, ndau me të miturit mesazhe prekëse dhe domethënse si “Jeta e gjithësejcilit prej nesh, nuk mund të përcaktohet vetëm nga një zgjedhje e gabuar në të kaluarën, por është detyra jonë që të mendojmë se si të ecim përpara  dhe të rifitojme forcat për të mbijetuar”; “gabimet  e së kaluarës duhet të shërbejn si mësime dhe jo si dënim që duhet t`i bëjmë vetes” apo “ të gjithë së bashku në mund ta bëjm botën një vend më të denjë për të gjithë” etj.

Çiljeta Xhilaga me pjesmarrjen e saj në këtë institucion ka treguar një xhest human duke ju dhuruar një ditë ndryshe të miturve të këtij institucioni të privuar nga liria.

Duke falendruar këngetaren Çiljeta Xhilaga për emocionet dhe një ditë ndryshe që ju ofroj të mitruve të këtij institucioni ne i bëjmë thirrje të gjithë persoanzheve publike që të angazhohen në aktivitete të tilla sociale e humane duke lehtësuar proçesin e ri-integrimit për të miturt në konflikt me ligjin.

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL