Rrjeti Kombëtar i të Rinjve, Parlamenti Rinor Tiranë, Koalicioni i Arsimit dhe CRCA Shqipëri, së bashku për mbështetjen dhe fuqizimin e vajzave në politikë

Tiranë, 5 Korrik 2018 – Rrjeti kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), Qendra për të Drejtat e Fëmijëve (CRCA), Koalicioni për Arsimin (ACE) dhe Parlamenti Rinor Tiranë, bëhen pjesë e fushatës më të rëndësishmë globale për nxitjen e përfshirjes së vajzave në politikë, #Girl2Leader  (Vajzat në Drejtim).
Në 11 Tetor 2018, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, politikanë dhe vajza në mbi 30 vende te botës do të organizojnë samite që përfshijnë përzgjedhjen e një grupi vajzash të reja që dëshirojnë përfshirjen personale në politikë. #Girl2Leader do të ndihmojë vajzat për njohjen dhe zhvillimin e sistemit kompleks të politikës, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Shqipëria është ftuar këtë vit për të organizuar aktivitetet dhe samitin e saj #Girl2Leader. Si vend mikpritës, organizatat do të inkurajojnë të gjitha vajzat që të përfshihen në politikë. Fushata globale #Girl2LeaderShqipëri kërkon të mundësojë që vajzat anembanë vendit të fuqizojnë pjesmarrjen dhe përfaqësimin e tyre në politikën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.
Çdo vajzë, kudo ndodhet në Shqipëri, mund të bëhet pjesë e fushatës. Ato mund të ndajnë historinë e tyre frymëzuese në rrjetet sociale, duke përdorur hashtags: #Girl2Leader  Tëitter, Facebook and Instagramsi dhe #Girl2Leader Storify. Në Shqipëri do të përdoret edhe hashtag #Girl2LeaderShqipërisë bashku me adresat e tjera të përmendura më sipër.
Vajzat që duan të bëhen pjesë e fushatës mund të marrin përshtypjet e familjes së tyre, në shkollë apo universitet, në vendin e punës me kolegët, miqtë apo në komunitetet, sesi mendojnë ata në lidhje me pjesmarrjen në drejtim të vajzave në Shqipëri. Qëllimi është që të përhapim mesazhin se përfshirja e vajzave në politikë është e mundur – në çdo moshë – dhe është një e drejtë e tyre që varet nga mundësitë, përpjekjet dhe arritjeve të tyre.
Nëse doni që të bëheni pjesë e fushatës ose për më shumë informacion, kontaktoni:
Ervjola Osmanaj
Presidente e ANYN
ervjola.osmanaj@crca.al


Deetajet e Lajmit
July 5, 2018
148
Kategoria