RRJETI KOMBËTAR I TË RINJVE NË SHQIPËRI UDHËHEQ PËRPJEKJET PËR NJË LIGJ PËR TË RINJTË

RRJETI KOMBËTAR I TË RINJVE NË SHQIPËRI UDHËHEQ PËRPJEKJET PËR NJË LIGJ PËR TË RINJTË

Organizatat Rinore të Shoqërisë Civile kërkojnë hartimin e një Ligji për të Rinjtë në Shqipëri

Tiranë, 20 Tetor 2017–Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA kanë vendosur të udhëheqin përpjekjet për hartimin e një Ligj për të Rinjtë në Shqipëri duke organizuar sot takimin e 1-rë konsultues “Për një Ligj për të Rinjtë në Shqipëri”.

Qëllimi i këtij takimi ishte të nxiste një diskutim dhe një process të hapur me të gjitha organizatat rinore më aktive në Shqipëri, forumet politike Rinore dhe aktivistëve rinor për rëndësinë e hartimit të një Ligji për të Rinjtë në Shqipëri.

Ky takim konsultues u organizua bazuar në një ndër kërkesat që të rinjtë në mbarë vendin kanë adresuar nëpërmjet Kontratës Rinore Kombëtare dhe Draft Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për të Rinjtë ka qenë përgatitja e një Ligji për të Rinjtë në Shqipëri.Kjo për arsye se në Shqipëri kemi ligje të ndryshme sektoriale, si Ligjet e Arsimit, Ligjet e Shëndetit, Ligjet e Punës, Ligjet e Mbrojtjes Sociale, por këto ligje thjesht nuk janë të mjaftueshme dhe se institucionalizimi i interesit publik në sektorin e të rinjve kërkon një ligj të posaçëm për të rinjtë.

Për sa më sipër, ANYN dhe CRCA prej konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë së re, ka zhvilluar një seri takimesh konsultuese me deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë - MASR, organizata rinore të shoqërisë civile dhe forume politike rinore në drejtim të përgatitjes të një Ligji për të Rinjtë në Shqipëri.

Përgjatë takimit, organizatat rinore të shoqërisë civile dhe të rinjtë pjesëmarrës argumentuan si vijim mbi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e hartimit të një Ligji për të Rinjtë në Shqipëri:Sipas tyre, a) ky ligj do të përcaktojë kushtet kryesore në fushën e rinisë, siç është politika rinore dhe sektori i të rinjve, aktorët e politikës rinore, aktiviteti i të rinjve, puna rinore, edukimi joformal i të rinjve, si dhe një përkufizim i rinisë apo të rinjve. b) Me miratimin e këtij ligji, çështjet e të rinjve do të jenë me tepër prioritare në axhendën e politikave duke pasur parasysh që të rinjtë shpesh janë konsideruar si një nga grupet vulnerabël, të ndikuara fuqishëm nga proceset kalimtare, varfëria dhe pasiguria.c)Midis risive të tjera, Ligji për Rininë do të paraqeste nevojën e themelimit të Këshillit Rinor si një organ këshillimor i qeverisë në fushën e rinisë. d) Së fundi, zhvillimi sistematik i politikave rinore mund të arrihet vetëm duke siguruar një bazë ligjore për financimin e programeve dhe projekteve me interes publik në sektorin e rinisë.

Të ftuar në këtë takim ishin të rinj e të reja, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, deputetë, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të forumeve politike rinore, aktivistë dhe akademikë.

Për më shumë informacion, kontaktoni: Klaudio Pulaha, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, tel: 067 500 20 21, E-mail: [email protected]

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL