PANAIRI I 2-TË I ORGANIZATAVE RINORE - DONATORË, AMBASADA TAKOHEN MË TË RINJTË

PANAIRI I 2-TË I ORGANIZATAVE RINORE - DONATORË, AMBASADA TAKOHEN MË TË RINJTË

7 Dhjetor 2016 - Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimi Kombëtar i Rinisë, Lidershipi i të Rinjve të Tiranës dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile,me mbeshtetjen e Olof Palme International Centre, CRCA Shqipëri dheMuzeut Historik Kombëtar, në kuadër të fuqizimit dhe mbështetjes që japin për organizatat rinore të shoqërisë civile, organizuan ditën e sotme për të dytin vit rradhazi në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar “Panairin e Organizatave Rinore”.

Ky panair, në të cilin morrën pjesë mbi 55 organizata, grupime, rrjete forume politike rinore nga e gjithë Shqipëria dhe për të parën herë nga Kosova,kishte për qëllim të krijojnte një hapësirë të hapur ndaj organizatave rinore të shoqërisë civile, forumeve politike rinore, të rinjve, rrjeteve rinore dhe komunitetit të gjerë në të gjithë Shqipërinë për të informuar, ngritur ura bashkëpunimi ndërmjet tyre, si dhe për të nxitur marrëveshje bashkëpunimin mes aktorëve lokalë, qëndrorë dhe donatorëve të ndryshëm.

Pavarësisht se vitet e fundit ka një rritje të aktivizmit rinor në vend, përmes krijimit të organizatave të ndryshme rinore, përsëri qëndrueshmëria e tyre mbetet e brishtë për shkak të mungesës së informacionit dhe aksesit që këto organizata rinore kanë në fonde të donatorëve të ndryshëm.

Panairi i Organizatave Rinore u organizua në dy sesione:

Në sesionin e mëngjesit i cili filloi në orën 11:00, OSHC-të rinore dhe forumet politike rinore u takuan me donatorë, institucione publike dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria, për të informuar dhe ndarë arritjet e tyre, programet si dhe çështjet më shqetësuese rinore.

Përgjatë sesionit të 1-rë, u organizuan prezantime të ndryshme mbi modelet e suksesshme rinore nga përfaqësues të Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, organizata Intelektualët e Rinj Shpresë(në Shkodër), Qendra Rinore Vlorë, si dhe Qendra Rinore Epoka e Re Fier. Gjithashtu u zhvilluan takime speed-date ndërmjet donatorëve të ndryshëm, institucioneve dhe të rinjve me përfaqësuesit e organizatave rinore të shoqërisë civile dhe vullnetarëve.

Sesioni i parë u përshëndet edhe nga Znj. Birgitta Jansson - Përfaqësuese e SIDA-s në Shqipëri; Znj. Ina Goci- Drejtore e Shërbimit Kombëtar për të Rinjtë, Z. Ryan Roberts - Shef i Punëve Publike, Ambasada Amerikane, Tiranë; Znj. Enkelejda Bregu - Përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri; Z. Erand Ibrahimi - Përfaqësues nga Ministria e Integrimit Europian.

Në sesionin e pasdites që filloi në orën 19:00,OSHC-të rinore u takuan me Ministrat e Rinisë së Ballkanit dhe zyrtarë, të cilët u mblodhën në Shqipëri për të formalizuar hapjen në Tiranë të RYCO (Zyrës Rajonale të Bashkëpunim Rinor për Ballkanin Perëndimor). Qëllimi i këtij sesioni ishte të informonte politikanët e Ballkanit Perëndimor mbi punën e madhe që organizatat rinore të shoqërisë civile bëjnë në Shqipëri në mbështetje të të rinjve, si dhe nevojën e mbështetjes dhe fuqizimit të një pune të tillë.

Në dy sesionet e këtij Panairi morën pjesë Ministrat e Rinisë nga Shqipërisa, Kosova, Mqedonia, Sërbia, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, donatorë, ambasada, biznese të ndryshme, institucione të pushtetit lokal dhe qëndror ku u takuan me organizatat, grupimet rinore, forumet politike rinore për të bashkëbiseduar mbi misionin, aktivitetet, punën dhe iniciativat e këtyre të fundit, të cilat në shumicën e rasteve janë të organizuara në mënyrë vullnetare. 

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL