Shpallen fitueset e vlerësimit kombëtar “Gruaja e Vitit 2015”

Shpallen fitueset e vlerësimit kombëtar “Gruaja e Vitit 2015”

Tiranë 13 Janar 2015 - Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center, bënë sot publike fitueset e Vlerësimit Kombëtar “Gruaja e Vitit 2015" në Shqipëri.

Vlerësimi Gruaja e Vitit 2015 në kategorinë Politikë shkoi për znj. Grida Duma, Koordinatore për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike(1743  vota ose 39 % e 4431 votave të dhëna për gratë në politikë), Vlerësimi Gruaja e Vitit 2015 në kategorinë Media shkoi për znj. Eni Çobani, Ndërmjetëse – Drejtuese e rubrikës ‘Shihemi në gjyq’në Televizionin Klan, në programin “E Diela Shqiptare”,(697  vota, ose 23 % e 3002 votave të dhëna për gratë në media), Vlerësimi Gruaja e Vitit  2015 në kategorinë Shoqëri Civile shkoi për znj. Flutura Xhabija,  Drejtuese eShoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare ( 753 vota, ose  24 % e 3059 votave të dhëna për gratë në shoqëri civile).

Kjo iniciativë, e lançuar për herë të parë në vitin 2014, ka për qëllim të fuqizojë kauzën e të drejtave dhe avancimit të grave dhe vajzave në Shqipëri, si një mjet që kontribuon në evidentimin dhe mbështetjen e tyre  në fusha të vështira shoqërore si politika, media dhe shoqëria civile.

Nga njëanalizë e tëgjitha tëdhënave rezulton se në faqen http://www.crca.al/sq/voto ka patur 10 492 vota për 28 zonjat të cilat garonin për tre kategoritë. Bashkangjitur gjeni listën me votat e marra nga secila kandidate.

Faza e parë e proçesit kishte të bënte me nominimin online të emrave të grave dhe vajzave që kanë dhënë kontributin e tyre përgjatë vitit 2015 në vendin tonë, në tre kategori: Gruaja e Vitit 2015 në Politikë;Gruaja e Vitit 2015 në Media; Gruaja e Vitit 2015 në Shoqëri Civile. Kjo fazë zgjati 4 javë dhe në përfundim të saj rezultuan rreth 52 aplikime me 37 emra të nominuar në të tre kategoritë. Kategoria Gruaja e Vitit 2015 në Shoqëri Civile pati numrin më të lartë të nominimeve me 13 emra, e ndjekur nga 2 Kategoritë e tjera  me nga 12 emra secila. Pas një kalkulimi të emrave më shumë të nominuar rezultuan nga 9 kandidate për secilën nga kategoritë Politikë e Shoqëri Civiledhe 10 kandidate në kategorinëMedia, për të vazhduar garën e votimit online.

Këto zonja u votuan dhe u vlerësuan online nga publiku i gjerë për një periudhë tre javore.

Dhënia e këtij çmimi, synon të shërbejë gjithashtu si një nxitje për gratë dhe vajzat në fushat e sipërpërmendura për të mbështetur dhe përkrahur gra dhe vajza të tjera, në vitet në vijim, të cilat dëshirojnë të punojnë e kontribuojnë në politikë, shoqëri civile dhe media.

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL