50 të rinjtë e vitit 2015 në Shqipëri

50 të rinjtë e vitit 2015 në Shqipëri

THIRRJE PËR NOMINIME

CRCA Shqipëri në mbështetje të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, ka kënaqësinë që të njoftojë hapjen e nismës dhe Thirrjes për Nominime “50 të Rinjtë e Vitit 2015 në Shqipëri”.

Nisma “50 të Rinjtë e Vitit 2015” synon të identifikojë, rendisë dhe vlerësojë publikisht të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që kanë dhënë një kontribut e kanësjellë një ndryshim nëjetën e të rinjve e të rejave apo grupeve të tjera shoqërore anembanë Shqipërisë. Përmes kësaj thirrje ne ftojmë të gjithë partnerët tanë dhe individët e interesuar që të nominojnë me propozimet e tyre të rinj që kanë dhënë kontributin e tyre në fusha si: Sociale, Ligjet, Ekonomia, Politika, Arti, Letërsia, etj.

Çmimi kërkon që të rinjtë vetë të identifikojnë se cilët janë individët që më së miri përgjatë vitit 2015 kanë sjellë një ndryshim të matshëm në shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku ata studiojnë apo vendin e punës ku kontribuojnë. Ata mund të jenë drejtues të organizatave Rinore, politikanë të rinj, të rinj që frymëzojnë të rinj të tjerë, të rinj nismat e të cilëve kanë fuqizuar komunitetet ku ata jetojnë, sidomos ato më të margjinalizuara, të rinj që kanë nxitur krijimin e lëvizjeve lokale apo kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, fëmijëve, të rinjve, grave apo të moshuarve!

Nëse njeh një të ri apo te re të tillë, apo je njëri prej tyre, plotëso formën e aplikimit online në link-un http://www.crca.al/sq/content/50-t%C3%AB-rinjt%C3%AB-e-vitit-2015. Të rinjtë duhet të jenë mbi 15 vjeç dhe deri në moshën 30 vjeç! Aplikimi që të merret në konsideratë duhet të përshkruajë qartë nismën që ka zbatuar i riu / e reja, ndryshimin që ka sjellë dhe sa persona janë ndikuar apo kanë përfituar nga kjo nismë apo veprimtari.

Të gjithë organizatat anëtare të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë dhe Lidershipit të të Rinjve të Tiranës do të vendosin së bashku se cilët janë 50 të rinjtë që në bazë të kritereve të caktuara duhet të bëhen pjesë e kesaj liste. Më pas do të ftohen të rinjtë e të rejat nga e gjithë Shqipëria, publiku i gjerë etj që përgjatë një muaji të votojë online në faqen http://www.crca.al/sq/gratë-dhe-të-rinjtë-në-politikë. Renditja e të rinjve do të bëhet në bazë të numrit të votave që çdo i ri ka marë online.

Të 50 të rinjtë do të ftohen në fund të vitit në një event të posaçëm, ku do të prezantohen përpara të ftuarve specialë nga Kuvendi, Qeveria Shqiptare, institucionet publike, organizatat joqeveritare, partitë politike, ambasadat dhe partnerët tanë.

Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data 30 Qershor 2015!

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL