SË BASHKU PËR SIGURINË E FËMIJËVE NË INTERNET!

SË BASHKU PËR SIGURINË E FËMIJËVE NË INTERNET!

Sot, me datë 30 Mars 2017, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA, Linja Kombëtare për Këshillimin e Fëmijëve - ALO 116-111, në bashkëpunim me zyrën e UNICEF në Shqipëri, Rrjetin Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri (ANYN), dhe Koalicionin e Arsimit të Fëmijëve në Shqipëri – ACCE, zhvilluan takimin e hapur: Internet i Sigurt për të Gjithë Femijët në Shqipëri.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i gjetjeve dhe shqetësimeve, që institucionet që punojnë për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve,  kanë ndeshur gjatë punës së tyre. Sjellja në vëmendje e rreziqeve që fëmijët përballen në internet, prezantimi i burimeve parandaluese të informacionit, i shërbimeve për trajtimin e fëmijëvë për rastet  e abuzimit dhe shfrytëzimit në internet, analiza e kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijëve në internet, ishin çështjet kryesore të diskutuara në takim.

Z. Altin Hazizaj, në fjalën e hapjes theksoi përpjekjet e deritanishme për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve online si dhe sfidat drejt së ardhmes për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëvë nga abuzimi dhe shfrytëzimi online.

Takimi vijoi me prezantimin e filmit të shkurtër vizatimor “Historia e Anës”, i cili nxiti dikutimin e profesionistëve, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, përfaqësuesve  të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të kompanive të biznesit,  sudentëve, prindërve dhe të gjitha aktorëve socialë të interesuar pjesëmarrës për çështjen e mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi online.

Në takim merrnin pjesë përfaqësues nga ministritë e linjës që kanë fokus mbrojtjen e fëmijëve në internet. Zv. Minstrja, Bardhylka Kospiri në fjalimin e saj theksoi risitë e ligjit “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës” duke cituar nenin 27 të ligjit si një nga ndryshimet dhe përmirësimet më thelbësore të këtij ligji në drejtim të mbrojtes së fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi onine. Zv. Ministrja e BrendshmeElona Gjebrea,  u fokusua në pasqyrimin e hapave të ndërmarra nga shteti Shqipar që me firmosjen e marrëveshjes së Abu Dhabit  në 2015 duke thwnw se kjo marrëveshje i hapi rrugë punës dhe përpjekjeve për të zhvilluar një përgjigje kombëtare për shfrytëzimin seksual të fëmijëve online. Ndërkohë,  Znj. Nora Malaj, theksoi  rolin i mësuesve dhe institucioneve të arsimit për ndërgjegjësimin e fëmijëve për navigim të sigurt në internet. Ajo përmendi përpjekjet  e MAS për përmirësimin e kurrikulave dhe ndërhyrjen e hershme nëpërmjet edukimit të të gjithë aktorëve që kontribuojnë në mirëqënien dhe edukimin  e fëmijës.

Znj, Vera Gravilova, informoi audiencwn mbi #WeProtect sinjë nismë e Mbretërisë së Bashkuar dhe UNICEF, që ka qëllim të mbështesë në rang botëror nismat për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi online dhe qw synon që të identifikojë dhe mbrojë viktimat e abuzimit seksual.

ALO 116 prezantoi të dhënave kryesorë të mbledhura nga Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë - ALO 116 dhe Platfoma Kombëtare e Sigurisë së Fëmijëve në Internet - ISIGURT.AL. U prezantuan gjithëashtu edhe gjetjet kryesore nga Fushata Kombëtare e Ndërgjegjësimit në Institucionet Arsimore për Sigurinë e Fëmijëve në Internet. Kjo fushatë  ka në fokus psikoedukimin dhe informimin e nxënësve dhe mësuesve mbi cyber bulling, ekspozimin e fëmijëve më materiale të papërshtatshme dhe të paligjshme, vjedhjen e identitetit online etj.

Takimi u zhvillua një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët të katër Ministrive për Mbrojtjen e Fëmijëve në Internet dhe në në vijimësi të punës së përbashkët të ALO 116, CRCA, ANYN, AËE, Ministrisë së Inovacionit, Ministrisë së Brendshme, Minisitrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,  për rritjen e sigurisë së fëmijëve në internet.

Takimi e vuri theksin në rëndësinë e koordinimit të përpjekjeve  të aktorëve socialë që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve në të gjitha format e abuzimit dhe shfrytëzimit si dhe në mbledhja e rekomandimeve nga pjesëmrësit me qëllim përmirësimin e programeve dhe shërbimeve në funksion të mbrojtjes së fëmijëve dhe parandalimit të rasteve të abuzimit dhe shfrytëzimit në internet.

Së fundmi takimi i hapi rrugë një dokumenti shumë të rëndësishëm strategjik, siç është Plani i Veprimit për Sigurinë e Fëmijëve në Internet. Ky plan është firmosur nga 4 ministritë  e linjës dhe ka për qëllim:rritjen e sigurisë së fëmijëve në internet nëpërmjet përforcimit të kapaciteteve kombëtare dhe lokale, forcimin e partneritetit Institucione - OJF – Industri për sigurinë e fëmijëve në internet, forcimin e kuadrit ligjor dhe politikave për sigurinë online të fëmijëve si dhe ndërgjegjësimin dhe informimin për sigurinë online të  fëmijëve.

Për më tepër informacion ju lutem kontaktoni në adresën: [email protected]dhe  [email protected]

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL