Klubet e Prindërve dhe të Mësuesve, bashkë për integrimin në parashkollor të fëmijeve rom

Klubet e Prindërve dhe të Mësuesve, bashkë për integrimin në parashkollor të fëmijeve rom

Deklaratë për shtyp - Tiranë 27 April, 2017-  “Mësuesit Tregojnë”,  është një prezantim i hapur për publikun, në të cilin mësues dhe prindër, pjesë e nismës “Çdo Fëmjë Rom në Kopsht”, mblidhen së bashku për të ndarë përvojat për integrimin e fëmijëve romë në edukimin e fëmijërisë së hershme në Shqipëri.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, mbron çdo fëmijë pavarësisht racës, gjuhës, kombësisë apo etnisë së tij/saj. Në ratifikimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Shqipëria ka pranuar të promovojë, respektojë dhe të përmbushë të drejtat e fëmijëve Romë nëpërmjet legjislacionit kombëtar. Me gjithë përpjekjet e bëra nga qeveria deri tani, një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve romë, nuk kanë akses të mjaftueshëm ne sistemin parashkollor.

Nisma e përbashkët “Çdo fëmijë rom në kopsht” e UNICEF-it që zbatohet nga CRCA Shqipëri, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare,me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe autoritete lokale, ka për qëllim të ndërtojë dhe mbështesë rrjetet lokale për arsimimin që në fëmijërinë e hershme dhe integrimin e fëmijëve romë në sistemin arsimor. Kjo nismë, i kushton një rëndësi të veçantë regjistrimit në kopshte të fëmijëve 3-6 vjeç, pjesë të komunitetit rom në Shqipëri.

Për herë të parë, nisma ka krijuar në 12 qarqe të Shqipërisë,  Klubet e Prindërve dhe të Mësuesve, të cilët bëhen bashkë për të ndërtuar plane, për integrimin në arsim që në fëmijërinë e hershme për çdo fëmijë rom.

“Cdo fëmijë rom në kopsht” gjatë tre viteve të zbatimit në Shqipëri, ka arritur të regjistrojë në kopshte dhe shkolla, afro 1364 fëmijë romë, falë dhe punës së Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, me mbështetjen UNICEF-it dhe ndihmës financiare të Axhencisë Austriake për Zhvillim si dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.


Për më tepër informacion ju mund të kontaktoni:

Linda Bushati, Specialiste e Programit të Fëmijërisë së Hershme dhe Arsimit: [email protected]

Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv i Qëndrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve: [email protected]

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL