Të zbulosh potencialin e fëmijëve Rom

Të zbulosh potencialin e fëmijëve Rom

Tiranë 8 Prill, 2017 - Dita Ndërkombëtare e Romëve në Shqipëri përkoi me hapjen e ekspozitës për fëmijë “Unë dhe Mësuesja ime”. Ky aktivitet, realizohet në kuadër të programit “Çdo fëmijë Rom në kopësht” dhe  ka për qëllim të ngrejë dhe të mbështesë rrjetet lokale për edukimin në fëmijërinë e hershme dhe integrimin e fëmijëve Rom, në sistemin e Arsimit parashkollor. Gjithashtu, ajo i jep vëmëndje të veçantë regjistrimit në kopsht të fëmijëve nga 3-6 vjeç, që vijnë nga komuniteti Rom.

Gjatë tre viteve të fundit, kjo iniciative e përbashkët, mbështetet nga UNICEF dhe zbatohet nga CRCA Shqipëri, Observatori i Fëmijëve dhe Qendra Kristiane për Grate, falë financimit te AgjensisëZvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe AgjensisëAustriake për Zhvillim.

Ekspozita “Unë dhe Mësuesja ime”  paraqet përpjekjet artistike të fëmijëve Rom që ndjekin dy kopshte publike në Tiranë, kopshtin “Tao Tao” dhe kopshtin “Bregu i Lumit”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për të drejtat e fëmijëve Rom, duke përdorur fuqinë e artit për të komunikuar. Më shumë se 120 fëmijë Rom dhe jo-Rom, ndoqën kursin e fotografisë dhe artit, të ndihmuar nga edukatoret dhe stafi i programit. Nëpërmjet mësimit, shumë fëmijë Rom me aparatet fotografike kanë kapur momente të bukura nga jeta me edukatorët dhe bashkëmoshatarët e tyre në kopësht. Në të njëjtën kohë, fëmijë të tjerë kanë përdorur aftësitë e tyre të vizatimit për të përshkruar jetën e tyre nëpërmjet pikturës.

Në të gjithë Shqipërinë, ne harkun e ketyre 3 viteve, programi “Çdo fëmijë Rom në kopësht”,  ka regjistruar më shumë se 1000 fëmijë Rom në kopshte dhe shkolla. Si rezultat, nisma ka sjelle një sërë modelesh të sukseshme të integrimit të fëmijëve rom në arsim dhe në shërbimet publike si dhe  fuqizimin e partneritetit midis shoqërisë civile dhe institucioneve publike, vendimarrësve (qëndrorë dhe lokalë) etj, me qëllim që arsimimi që në moshë te hershme, të jetë i mundshëm nga të gjithë fëmijët.

Ekspozita, vijoi me një diskutim të hapur mes përfaqësuesve të institucioneve publike, shoqërisë civile dhe autoriteteve arsimore, mbi rëndësinë e sigurimit të mbështetjes për arsimimin e femijëve.


Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Altin Hazizaj, CRCA Shqipëri: [email protected]

Linda Bushati, Specialiste e Edukimit dhe Fëmijërisë së Hershme: UNICEF: [email protected]

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL