CRCA dhe ALO 116 vlerësim të posaçëm për përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri

CRCA dhe ALO 116 vlerësim të posaçëm për përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri

Tiranë, 31 Korrik 2014- Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve - CRCA dhe Linja Kombëtare e Telefonit të Fëmijëve - ALO 116 vlerësuan sot Z. Detlef Palm, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, me çmimin për “Të Drejtat e Fëmijëve 2014”, përmes të cilit e falenderuan publikisht për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë, gjatë viteve të misionit të tij në Shqipëri, avancimit të të drejtave të fëmijëve. Çmimi “Të Drejtat e Fëmijëve 2014” vlerëson kontributin e një individi në kuadër të ndryshimit që puna e tij sjell në jetën dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në vend.

DetlefPalm ka punuar për 29 vjet në programe zhvillimi dhe humanitare. Ai ka dhënë kontributin e tij për më shumë se 26 vjet në zyrat qëndrore të UNICEF në New Yorkut, Afrikë, si dhe Shqipëri. Ai vazhdon të japi një kontribut aktiv në ndryshimet organizative si dhe ka ndihmuar në avancimin e diskutimeve në lidhje me koherencën dhe rolin e UNICEF në vendet me të ardhura mesatare. Ai është autor i shumë udhëzimesh për UNICEF mbi pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve, politika pilot, përkujdesjen ndaj fëmijëve që vinë nga shtresa të marxhinalizuar si dhe ka dhënë kontributin e tij në zhvillimin e mëtejshëm tëm qasjes ndaj të drejtave të njeriut. Nga viti 1993 deri në 2001 ka punuar në Malawi dhe Namibi duke arritur një sërë rezultatesh të rëndësishme si arsimin fillor të detyrueshëm në Malawi dhe arsim për shtresat e marxhinalizuara në Namibi. Ai ka titullin Master i Shkencave në degën e matematikës dhe është i martuar më katër fëmijë.

Z. Palm në momentin e dorëzimit të çmimit falenderoi pjesëmarrësit dhe CRCA’në për punën që ka zhvilluar me UNICEF gjatë këtyre viteve. Ai tha, “Jam i lumtur që kemi mbështetur një shërbim kaq profesional dhe të rëndësishëm për jetën e fëmijëve të Shqipërisë. Për ne, ALO 116 është një yll që është gjithnjë në qiell për çdo fëmijë të vendit”.

CRCA Shqipëri ja dedikon çmimin “Të Drejtat e Fëmijëve 2014”  Z. Palm për përkushtimin dhe dedikimin e treguar ndaj kauzës së të drejtave të fëmijëve. Ky dedikim vjen pas dekadash të tëra pune për reskpektimin e të drejtave të fëmijëve në vende të ndryshme të botës. Mbështejtja e shërbimeve sociale si ALO 116, një linjë unike në vendin tone, lidhet ngushtë me vendosmërinë dhe këmbënguljen e tij për politika parandaluese, mbrojtëse, si dhe uljen e nivelit të abuzimit të fëmijëve në Shqipëri. Z. Palm ka treguar më shumë se një herë besimin dhe mbështetjen e tij maksimale për avancimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Dalja e tij në evente publike, seanca të ndryshme dëgjimore, debate sociale dhe sjellja e argumentave bindës, reale dhe konkretë mbi nevojën e forcimit tëlegjislacionit dhe shërbimeve të ndryshme për të parandaluar dhunën, neglizhimin, abuzimin, etj, e mbështesin edhe më tej këtë fakt.

Çmimi “Të Drejtat e Fëmijëve 2014”  jepet për herë të parë në Shqipëri nga CRCA. Ai kërkon të mobilizojë persona, individë, aktivistë të cilët çdo ditë punojnë për të drejtat e fëmijëve dhe asnjeherë nuk janë vlerësuar publikisht nga organizata të shoqërisë civile apo institucione publike. Ky çmim është një mirënjohje për kontributin që Z. Detlef Palm ka dhënë për avancimin e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë.

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL