Misioni dhe Vizioni

Misioni dhe Vizioni

Misioni

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve. CRCA promovon zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.


Vizioni

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA është një organizate joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitim prurese. Ajo gjatë funksionimit të saj promovon në mënyrë të veçantë respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të njeriut, të grave dhe të minoriteteve.

CRCA gjatë veprimtarisë së saj promovon faktin se fëmija është një individ me te drejta te patjetersueshme dhe të detyrueshme për tu respektuar nga të gjithë. CRCA ka si parim bazë të punës pjesmarrjen e fëmijës në të gjithë procesin e vendim-marrjes të organizatës.

CRCA gjatë punës së saj e ka të ndaluar të promovojë urrejtjen fetare, ndër-etnike, diskriminimin për shkak të ngjyrës, etnisë, fesë, moshës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, aftësisë, statusit social apo bindjeve politike etj.

CRCA në veprimtarinë dhe vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet ne varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. CRCA mund të jetë anëtare e grupimeve apo organizatave të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vendimi për anëtarësinë e CRCA e merr Bordi i Drejetorëve. 

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL