Kaukusi i Parlamentarëve për të Drejtat e Fëmijëve

Kaukusi i Parlamentarëve për të Drejtat e Fëmijëve

Tiranë, 26 Mars 2013 - Anëtarë të Kaukusit të Parlamentarëve për të Drejtat e Fëmijëve (KPDF) zhvilluan sot një takim informal me përfaqësuesit e UNICEF dhe Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) për të diskutuar të drejtat e fëmijëve në Shqipëri dhe atë që Kaukusi mund të bëje për të avancuar këto të drejta.

Kaukusi i Parlamentarëve për të Drejtat e Fëmijëve (KPDF) është një grup informal deputetësh i cili është formuar që nga muaji Korrik 2012 falë përpjekjeve dhe networkut të CRCA’së dhe mbështetjes së UNICEF dhe Bashkimit Europian.

Iniciativa për të ndërmarrë krijimin e Kaukusit për të Drejtat e Fëmijëve në Parlamentin e Shqipërisë u bë në kuadër të iniciativës BE/UNICEF ‘Mbrojtja e Fëmijëve nga Dhuna në Europën Jug-Lindore’ në bashkëpunim me CRCA’në.

Roli i këtij Kaukusi është të propozojë nisma të reja ligjore dhe të promovojë instrumenta që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës dhe abuzimit. Ky grup deputetësh ka një përbërje ndërpartiake të cilët vijnë nga komisione të ndryshme Parlamentare pasi të drejtat e fëmijëve nuk mund të kenë përkatësi partiake apo orientim politik.

Në diskutimin e tyre, deputetët e Kaukusit të pranishëm në takim, si Znj. Gjermeni, Znj. Hysi, Znj. Xhaçka dhe Z. Xhafaj sugjeruan thirrjen e një seancë dëgjimore me përfaqësues të Qeverisë dhe OJF-ve për të mbledhur informacion mbi situatën e fëmijëve viktima të keqtrajtimit. Ata shtuan se propozimi i një projekt-ligji në Kuvendin e Shqipërisë për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri do të ishte thelbësor në këtë aspekt për të adresuar të gjitha mangësitë që legjislacioni ynë ka në lidhje me krimet ndaj fëmijëve. Sidoqoftë, sipas mendimit të tyre do të ishte e rëndësishme të viheshin përpara përgjegjësisë të gjithë aktorët qeveritarë në lidhje me Rekomandimet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve i publikuar në Tetor të 2012.


Bashkimi Europian dhe UNICEF në bashkëpunim me CRCA/DCI Shqipëri (Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve) po punojnë këtë vit për krijimin e një Kaukusi për të drejtat e fëmijëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Krijimi i këtij kaukusi është thelbësor për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, pasi synimi kryesor i këtij projekti është angazhimi i deputetëve që kanë treguar ndjeshmëri dhe lobojnë për të drejtave të fëmijëve me Parlamentin në mënyrë pro-aktive për të krijuar një klimë më të madhe mbështetëse për çështjen e fëmijëve, marrjen e masave nëpërmjet ligjeve dhe politikave të reja për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe për të garantuar që institucionet shtetërore që punojnë për fëmijët do të kenë mbështetje në punën e tyre nga Kuvendi dhe do të japin llogari përpara tyre për arritjet dhe sfidat.

Roli i këtij grupi është të propozojë nisma të reja dhe të promovojë instrumenta që kanë të bëjnë me eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve, përmirësimin e shërbimeve ekzistuese dhe shtimit të gamës së shërbimeve të reja për fëmijët anembanë Shqipërisë. Nisma të tjera mund të jenë prezantimi i nismave ligjore të reja si Politika kombëtare për dhunën kundër fëmijëve, Ligji për ndalimin e dhunës dhe shfrytëzimit të fëmijëve në Shqipëri etj.

Roli i Kaukusit Parlamentar

Roli i këtij kaukusi brenda parlamentit mund të jetë e shtrirë në këto aspekte:

  • Ndërmarrja e nismave legjislative për mbrojtjen  e fëmijëve nga dhuna dhe keqtrajtimi;
  • Ndërgjegjësimin e publikut të gjërë mbi çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.
  • Organizimin e seancave dëgjimore me përfaqësues të Qeverisë dhe OJF-ve për të mbledhur informacion mbi situatën e fëmijëve viktima të keqtrajtimit;
  • Promovimin e instrumentave të reja ligjore ndërkombëtarë të të drejtave të fëmijëve;
  • Monitorimi i progresit të Shqipërisë në lidhje me zbatimin e instumentave ndërkombëtarë mbi këtë çështje.
  • Sjellja e vëmëndjes në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Kominsione të tjera Parlamentare të raporteve dhe të dhënave që flasim për ndikimin shkatërrues të dhunës kundër fëmijëve, përmes avokimit, lobimit dhe legjislacionit specifik për amendim.
  • Kanalizimi i burimeve financiare për çështjet e fëmijëve është një tjetër element shumë I rëndësishëm për lobim dhe avokim.
  • Të ngrenë pyetje dhe kërkojnë llogari përmes debateve të hapura parlamentare, seancave dëgjimore publike, dhethirrjes së zytarëve publik në parlament për llogaridhënie (pra mbikqyrja e veprimtarisë së qeverisë mbi dhunën ndaj fëmijëve).
  • Propozimin e krijimit të një Komisioni nën-parlamentar për të drejat e fëmijëve;

Anëtarët e këtij kaukusi duhet të bëhen zëri i ndërgjegjësimit për parandalimin dhe eliminimin e çdo forme dhune ndaj fëmijëve.

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL