Mbrojtja e Femijeve Nga Dhuna

BECAN: Studimi Epidemiologjik Ballkanik mbi Abuzimin dhe Neglizhimin e Fëmijëve

BECAN është studimi më i madh mbi abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve i kryer ndonjëherë në rajonin e Ballkanit. Projekti i quajtur ‘Studimi Epidemiologjik Ballkanik Mbi Abuzimin Dhe Neglizhimin E Fëmijëve (BECAN)’ është ko-financuar nga Programii Shtatë Kuadër i Komisionit Europian mbi Kërkimin dhe Zhvillimin Teknologjik në Evropë dhe nëntë vendeve Ballkanike që marrin pjesë në këtë studim. Koordinator i projektit për të gjithë rajonin e Ballkanit është Departamenti i Shëndetit Mendor dhe Mirëqënies Sociale - Qendra për Studimin dhe Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit të Fëmijëve në Institutin e Shëndetit të Fëmijëve në Greqi. Organizata përgjegjëse për zbatimin e projektit në Shqipëri është Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve -CRCA.

Kjo nismë ambicioze është një nga studimet më të mëdhaja me këtë madhësi kampioni global (afërsisht 30.000 fëmijë dhe prindër) e zhvilluar ndonjëherë. Rëndësia e rezultateve të parashikuara, si dhe karakteri i tij inovativ është për hir të së vërtetës një risi, pasi deri më tani kurrë nuk ka pasur shifra dhe të dhëna në dispozicion mbi përhapjen e abuzimit dhe neglizhimit në nivelin global të popullsisë, jo vetëm në rajonin e Ballklanit por as në nivel kombëtar të secilit vend.

Identifikimi i përmasave reale të problemit të abuzimit dhe neglizhimit, i cili përfaqëson një çështje madhore për shëndetin publik në të gjithë botën, pritet që të jape udhëzime në hartimin e politikave, si dhe në krijimin e një baze të qëndrueshme për vlerësime të ardhshme se sa të efektshme dhe efikase mund të jenë ndërhyrjet në nivel parandalimi, në nivelin juridik apo në  aspekte të tjera.

IDENTITETI DHE OBJEKTIVAT

Studimi epidemiologjik BECAN synon të hartëzojë shkallën e veprimit dhe përhapjen e abuzimit  dhe neglizhimit në popullsinë e përgjithshme të fëmijëve nga mosha 11 deri në moshën 16 vjeçare që ndjekin, po dhe që kanë braktisur shkollën në nëntë vende të Ballkanit (Greqi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Shqipëri, Bullgari, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Turqi dhe Rumani). Popullsia që do të jetë objekt i këtij studimi do të studiohet nëpërmjet kampionëve përfaqësues në çift prind-fëmijë në secilin nga vendet pjesëmarrëse, duke aplikuar dy nga pyetësorët I-CAST (I CAST_CH për fëmijën dhe I CAST_ P për prindin) të hartuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit (ISCAN) me mbështetjen e UNICEF. Pyetësorët I CAST do të përkthehen në gjuhët zyrtare të vëndeve pjesëmarrëse dhe do të njëhsohen në aspektet kulturore.

Projekti BECAN ka për synim identifikimin e numrit të rasteve të raportuara/zbuluara të abuzimit dhe neglizhimit në të njëjtat nëntë vende të Ballkanit, duke nxjerrë informacionet nga arkivat dhe databazat që tashmë edhe mund të ndodhen në organizatat që trajtojnë çështjet e abuzimit dhe neglizhimit në secilin vend.

PROBLEMI I ABUZIMIT DHE NEGLIZHIMIT TË FËMIJËVE

Abuzimi dhe neglizhimi është i lidhur ngushtë me një sjellje jo të shëndetshme tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe ka ndërlikime psikologjike dhe psiko-sociale të drejtpërdrejta ose të mëvonshme. Veçanërisht për shkak të fenomenit të ‘ciklit të dhunës’, dhuna në familje ka tendencën të riprodhojë vetveten. Ndërprerja e këtij cikli ndihmon ndjeshëm dhe në mënyre efektive në zhdukjen e këtyre sjelljeve jo të shëndetshme tek fëmijët dhe të rriturit. 

Çështjet që kanë lidhje me abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve kapërcejnë kufijtë kombëtarë, duke ndikuar si vendet në zhvillim ashtu edhe ato të zhvilluara. Megjithatë, të dhënat dhe legjislacioni në fuqi lidhur me dhunën ndaj fëmijëve janë shpesh mjaft të dobëta, kryesisht për shkak të mospërputhjeve të klasifikimit të keqtrajtimit të fëmijëve dhe mangësive në metodologjinë kërkimore të cilat mund të prodhonin të dhëna të vlefshme dhe të krahasueshme në nivel ndërkombëtar. Në zonën e Ballkanit, veçanërisht, nuk ka në dispozicion të dhëna të vlefshme dhe të qëndrueshme për madhësinë e këtij fenomeni  në rang kombëtar për  popullsinë e përgjithshme.

Studimi BECAN do të sigurojë bazën për harmonizimin e procedurave të shqyrtimit të rasteve të abuzimit dhe neglizhimit në rajonin e Ballkanit dhe për këtë arsye zbatimi i këij studimi do të paraqesë të dhëna të vlefshme, të besueshme dhe të krahasueshme. Megjithatë, ndihmesa e studimit BECAN pritet të jetë shumë më e gjërë, pasi ajo do të ndihmojë në ngritjen e një sistem të përhershëm dhe të unifikuar përsa i përket mekanizmave të hartëzimit dhe shqyrtimit të shkallës së veprimit por edhe në lidhje me analizimin e rasteve të abuzimit dhe neglizhimit të monitoruar dhe zbuluar. Shmangia e proceseve diagnostike mospërputhëse dhe krijimi i një metodologjie të përbashkët në mbledhjen e të dhënave do të mundësojë planifikimin e masave parandaluese të duhura, të strategjive ndërhyrëse të përshtatshme, vlerësimin e nismave të ndërmarra, si dhe përditësimin e praktikave dhe politikave.

RRJETET KOMBËTARE PËR PARANDALIMIN E ABUZIMIT DHE NEGLIZHIMIT

Zhvillimi i rrjetëzimit të organizatave në nivel kombëtar, të profesionistëve dhe ekspertëve për parandalimin e abuzimit dhe neglizhimit, është një hap me rëndësi strategjike në drejtimin e zbatimit të objektivave të projektit. Komunikimi i qelizave që do të zhvillohen gjatë projektit në secilin prej vendeve pjesëmarrëse, do të ndërtojnë grupe pune kombëtare që do të kontribuojnë kryesisht në përhapjen e informacionit të prodhuar në vazhdimësi të humultimit të studimit BECAN dhe gjithashtu në mbledhjen e rasteve të regjistruara të abuzimit dhe neglizhimit. Të dyja përbëjne aktivitete në të cilën ne ju ftojmë të merrni pjesë, sipas objektivave të deklaruara nga organizata jua dhe të aktiviteteve në të cilat jeni të angazhuar tani.

Pjesëmarrja në Rrjetin Kombëtar për Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit të fëmijëve do të jetë një proces ndërveprues, i cili pritet ti vijë në dobi çdo pjesëmarrësi në aspektin e zhvillimit të partneriteteve, arritjeve të objektivave të organizatës përkatëse, ndarjen e ekspertizave në çështjet e parandalimit të abuzimit dhe neglizhencës, si dhe mundësi qasjeje në një gamë të gjerë informacioni shumë të rëndësishëm. Bazuar në rezultatet e ardhshme të humultimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të ndryshojnë qëllimet e tyre, përditësojnë inisiativat, të pasurojnë dhe përmirësojnë aktivitetet në promovim të shëndetit mendor dhe mirëqënies së fëmijlëve.

Në terma më specifikë, përfitimet e organizatave pjesëmarrëse në Rrjetin Kombëtar mund të përshkruhen si më poshtë:

  • Qasje në informacion dhe përditësimin e tematikave që kanë të bëjnë me abuzimin dhe neglizhimin në Shqipëri dhe ne vendet e tjera të Ballkanit në gjuhën Shqipe.
  • Qasje në mjetet specifike për regjistrimin dhe për këtë arsye në monitorimin e abuzimit dhe neglizhimit.
  • Mundësi arritjeje/aksesi të ekspertëve dhe profesionistëve që punojnë mbi mirëqënien e fëmijëve dhe parandalimit të abuzimit dhe neglizhimit nëpërmjet portalit BECAN (www.becan.eu)
  • Pjesëmarrja në përgatitjen e artikujve shkencorë
  • Pjesëmarrja në Konferencën mbi Abuzimin dhe Neglizhencen që do të zhvillohet në Shqipëri.

MBROJTJA E FËMIJËVE NGA DHUNA NË EVROPËN JUG-LINDORE”

Fëmijët i nënshtrohen dhunës në të gjitha sferat e jetës së tyre. Ata kërkojnë gjithnjë mbrojtje të veçantë si në fushën ‘private’ të shtëpisë deri tek hapësirat ‘publike’ të shkollës, institucioneve të burgimit, etj. Sipas raporteve të fundit ndërkombëtare, Shqipëria vazhdon të jetë një vend ku shfrytëzimi, abuzimi dhe neglizhimi  i fëmijëve përbën akoma një problem thelbësor për shoqërinë.

Nisma e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe UNICEF e quajtur “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Evropën Jug-Lindore” zbartohet në katër vende: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Turqi.  Ajo synon t’i kushtojë vëmendje të veçantë dhe të ndihmojë në kapërcimin e fenomenit të dhunës në jetën e fëmijëve. Kjo nismë ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të partnerëve të shoqërisë civile në monitorimin e pavarur të shkeljeve të të drejtave të fëmijëve, në veçanti për të luftuar dhunën kundër fëmijëve. Ajo do të ri-forcojë gjithashtu partneritetin midis organizatave të shoqërisë civile dhe vendim-marrësve shtetërorë me synimin e forcimit të sistemit të shërbimeve publike për identifikimin, raportimin dhe referimin e rasteve të dhunës kundër fëmijëve.

Këtë vit CRCA dhe ALO 116 zbatojnë dy objektiva shumë të rëndësishëm për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna në Shqipëri. Në rradhe të parë lehtësimi i ndërveprimit të organizatave të shoqërisë civile me vendim-marrësit në nivelin e politikë-bërjes, duke përfshirë përpilimin e udhëzuesëve për parlamentarët dhe seanca dëgjimore vjetore për mbrojtjen e fëmijëve.Së dyti, krijimin e mekanizmave të raportimit të sigurt, të njohur, konfidencial dhe të aksesueshëm, duke përfshirë ALO 116-Linjën Kombëtare të Këshillmit të Fëmijëve në Shqipëri.

Lehtësimi i ndërveprimit të organizatave të shoqërisë civile me vendim-marrësit në nivelin e politik-bërjes do të realizohet nëpërmjet krijimit dhe lehtësimit të një grupi informal të quajtur Kaukusi i Parlamentarëve të Fëmijëve. Ky kaukus parlamentar do ketë prioritare jo vetëm angazhimin në një dialog aktiv me Parlamentin, por në të njëjtën kohë të përdorë rolin e tij si një mjet pro-aktiv për të ndryshuar mënyrën se si aktualisht trajtohen çështjet e të drejtave të fëmijëve apo dhunës ndaj fëmijëve.

CRCA do të angazhohet në organizimin e seancave dëgjimore përpara Parlamentit të Shqipërisë në kuadër të llogari-dhënies që zyrtarët qeveritarë japin përballë këtij institucioni.  Gjithashtu, do të mbështesë nisma legjilative për të rishikuar legjislacionin aktual, dhe nëse janë të nevojshme, propozimin e miratimin e nismave ligjore të reja. Gjatë këtij viti do të përfundojë përpilimi i Udhëzuesit “Çfarë mund të bëjnë parlamentarët për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve” i përgatitur ngaKaukusi i Parlamentarëve të Fëmijëveme mbështetjen e Alo 116 - LinjësKombëtare të Këshillit të Fëmijëve.

Në kuadër të krijimit tëmekanizmave të raportimit të sigurt, të njohur, konfidencial dhe të aksesueshëm, ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillmit të Fëmijëve në Shqipëri do të zhvillojë një fushatë ndërgjegjësimi në nivel kombëtar në shkolla për t’i promovuar fëmijëve dhe të rinjve mekanizmat e raportimit dhe më konkretisht shërbimet e ofruara nga ALO 116, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Zyrën e Avokatit të Popullit dhe autoriteve arsimore.