ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE, AKADEMIKË DHE INSTITUCIONET SHTETËRORE MBLIDHEN PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA DHUNA NË SHQIPËRI

ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE, AKADEMIKË DHE INSTITUCIONET SHTETËRORE MBLIDHEN PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA DHUNA NË SHQIPËRI

Tiranë, 22 Dhjetor 2016– Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Fakulteti i Shkencave Sociale, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, me mbështetjen e UNICEF Shqipëri dhe në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, organizuan konferencën kombëtare “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Shqipëri”.

Dhuna ndaj fëmijëve është një ndër problemet më serioze që rrezikon zhvillimin e tyre, shëndetin dhe mirëqenien, të drejtat themelore, dinjitetin dhe jetën e fëmijëve. Në këtë kontekst, përpjekjet dhe nisma e Qeverisë shqiptare për të ngritur një sistem efektiv për mbrojtjen e fëmijëve, për të siguruar zbatimin e parimeve të bashkëpunimit ndërsektorial dhe forcimin e aftësisë së sistemit për të parandaluar, reaguar dhe mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës, sjell në tryezë të gjithë aktorët për të diskutuar modele dhe praktika pozitive, por edhe sfidat që do t’i shërbejnë zbatimit të projektligjit “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.

Z. Edmond Rapti, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale e hapi me mesazhin: "Ne jemi krenarë që mirëpresim këtë konferencë të dytë në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Ne besojmë se është e rëndësishme që specialistët e ardhshëm që vijnë nga ky fakultet të punojnë ngushtë me profesionistë dhe qeverinë duke propozuar studime kërkimore për të përmirësuar situatën e fëmijëve në Shqipëri ".

Zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Bardhylka Kospiri, vuri në dukje rëndësinë e konferencës si forcë lëvizëse për politika të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese me fokus në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Znj. Kospiri nënvizoi rëndësinë e bashkive dhe shërbimeve në nivel lokal, si një element i rëndësishëm për mirëqenjen e fëmijëve.

Znj. Malaj, zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit theksoi rëndësinë e zero dhune në shkolla dhe përpjekjet e ministrisë për të punuar në nivele të shumëfishta për të trajtuar këtë fenomen. Ajo vuri në dukje se elementët fëmijë-familje-komunitet janë vendimtare për të luftuar dhunën në shkolla, dhe vetëm duke ndryshuar normat shoqërore ne mund të punojnë më mirë drejt zhdukjes së këtij fenomeni në mjedisin shkollor.

Znj. Vasilika Hysi, nënkryetare e Grupit Parlamentar "Miqtë e Fëmijëve" në fjalën e saj uroi fakultetin për organizimin e konferencave të tilla të rëndësishme në mes të studentëve dhe specialistëve dhe theksoi se parlamenti është duke shqyrtuar një sërë projekt/ligjesh, duke përfshirë edhe draft/ligjin "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve", duke u ndaluar në rëndësinë e zbatimit të tyre në vend.

Avokati i Popullit, z. Totozani, bëri thirrje për vëmendjen e të gjithë aktorëve për fëmijët në situatë rruge, bijtë e Bulqizës, fëmijët viktima të gjakmarrjes, etj. Ai theksoi se dhuna është e pranishme dhe se përpjekje shumë më të mëdha duhet të vihen në këtë aspekt

Znj. Irma Baraku, Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në fjalën e saj vuri në dukje punën e zyrës së saj në sjelljen e rasteve përpara dhe se çështja e dhunës ndaj fëmijëve është e një rëndësie të veçantë për ndërhyrje të koordinuara.

Nisma UNICEF Shqipërisë "Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Shqipëri", zbatuar nga CRCA Shqipëri, ka për qëllim të forcojë partneritetin ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe vendimmarrësve të qeverisë, për të përforcuar politikat dhe shërbimet publike në identifikimin, raportimin, dhe referimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve.

Abstraktet e përgatitura nga studiues të Fakultetit të Shkencave Sociale, shkencëtarë, ekspertë dhe praktikantë – kanë dhënë një pasqyrë të dhunës kundër fëmijëve në vend. Seanca plenare u pasua nga katër seanca tematike, diskutime dhe rekomandime të fokusuara në nevojën për të krijuar shërbime, mbështetje dhe buxhet dhe për të krijuar rrjete të shumëfishta profesionistësh të specializuar që punojnë në luftimin e dhunës ndaj fëmijëve. Reagimet ndaj dhunës gjithashtu duhet të jenë më mirë të koordinuara dhe të planifikuara. Qëndrimet dhe besimet mes stafit të shkollës dhe ofruesve të shërbimeve duhet të ndryshojë dhe legjislacioni duhet të zbatohet në përputhje me standardet e reja. Fëmijët duhet të konsiderohen si agjentë të ndryshimit në shoqëri. Përpjekjet për reformimin e sistemit të kujdesit social duhet të zbatohen dhe të buxhetohet në nivel lokal. Mësuesit duhet të rrisin kapacitetin e tyre për t'u marrë me dhunën dhe raportimin, dhe të miratojnë mënyra alternative të disiplinës. Shoqëria civile duhet të koordinohet për të nxitur për buxhetimin dhe sigurimin e cilësisë dhe shërbimeve të specializuara në nivel lokal.

Rekomandimet e Konferencës do t’ju shërbejnë hartuesve të politikave për të adresuar më mirë dhe për të iniciuar politika të reja për parandalimin e fëmijëve nga dhuna.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Mersila Ballo, CRCA Shqipëri, E-mail: [email protected]

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL