Konferenca Kombëtare - Mbrojtja E Fëmijëve Nga Dhuna Në Shqipëri

Konferenca Kombëtare - Mbrojtja E Fëmijëve Nga Dhuna Në Shqipëri

22 Dhjetor 2016, ora 9.30, Aula Magna, Fakulteti i Shkencave Sociale, Tiranë

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Fakulteti i  Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës dhe CRCA Shqipëri, me mbështetjen e UNICEF dhe në bashkëpunim me Terre des Hommes, World Vision, Save the Children, Partnerë për Fëmijët, ALO 116, QSHPLI, TLAS, Observatori i Fëmijëve, Arsis, Fëmijët Sot, Shkej, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në:

Konferencën Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri, në datë 22 dhjetor 2016, ora 9.30, Aula Magna e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Qëllimi kryesor i konferencës është të diskutojë zgjidhje dhe praktika pozitive në fushën e trajtimit dhe parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve. Konferenca zhvillohet në kuadër të diskutimit më të gjerë të projekt-ligjit “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”. Takimi synon të mbledhë së bashku institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertë nga bota akademike për të nxitur një rol më aktiv për promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijës.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të dy fushatave të rëndësishme të qeverisë shqiptare: Pakti i Mirëqënies Sociale dhe #UnëMbrojFëmijët. Konferenca organizohet në kuadër të programit të UNICEF "Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Shqipëri", zbatuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve - CRCA, i cili ka për synim të forcojë partneritetin ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe vendim-marrësve shtetërore, me qëllim forcimin e sistemit të politikave dhe shërbimeve publike në identifikimin, raportimin, dhe referimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën email: [email protected]; ose në numrin e telefonit +355 675002025.

 

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL