Koalicioni per arsiminin e femijeve ne Shqiperi

Koalicioni per arsiminin e femijeve ne Shqiperi

KOALICIONI PËR ARSIMIN E FËMIJËVE NË SHQIPËRI - www.cfce.crca.al

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACE) është një rrjet jo-formal, i themeluar në vitin 2004 nga tre organizata të mëdha kombëtare dhe grupe të të drejtave të fëmijëve, me qëllim kryesor për të advokuar për të drejtën e fëmijës për arsimim.

ACE koordinohet nga Qendra për ,brojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. CRCA është një nga organizatat kryesore të të drejtave të fëmijëve në vend, me ekspertizë të gjerë në lobim dhe avokim, në ndërtimin e kapaciteteve, në politikë dhe legjislacion. Çdo organizatë e interesuar që ka dëshirën t’i bashkangjitet koalicionit në ngjarjet dhe aktivitetet e tij është e mirëseardhur për ta bërë këtë.

Fushatat kryesore në vite të ACE kanë qenë:

  1. Edukimi për t'i dhënë fund varfërisë. Fushata synoi ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe prindërve mbi ndikimin që ka procesi i edukimit në zbutjen e varfërisë. Fushata u zhvillua në të gjithë Shqipërinë me mbështetjen e Presidentit të Republikës Z. Alfred Moisiu.
  2. Çdo fëmijë ka nevojë për një mësues të kualifikuar. Fushata u përqëndrua në nevojën për një cilësi të garantuar të arsimit jo vetëm për fëmijët në qytetet e mëdha, por për çdo fëmijë në Shqipëri.
  3. Shkolla miqësore për çdo fëmijë. Koalicioni gjatë kësaj fushate punoi për të sjellë në vëmëndje detyrimet e qeverisë në kuadër të Reformës Arsimore dhe në kuadër të Objektivit të 2-të të Mijëvjeçarit, për të siguruar plotësimin e së drejtës themelore të çdo fëmije për arsim cilësor.
  4. Lexo bashkë me mua, bëhu pjesë e leximit më të madh në botë,fushatë e cila u konkretizua me aktivitetin e madh publik, me pjesëmarrje të fëmijëve, prindërve mësuesve, shkrimtarëve etj.
  5. 1 Gol për Edukimin, është një tjetër aktiviteti i Koalicionit të Arsimit, i cili për herë të parë mundësoi një ndeshjë të veçantë futbolli midis fëmijëve në nevojë dhe ekipit  profesionist të të rinjëve të Dinamos.
  6. Fushata pasardhëse fokusin kryesor e pati tek shqyrtimi juridik i Ligjit të Ri për Arsimin Parauniversitar. Koalicioni së bashku me antarët dhe partnerët e tij sugjeruan ndryshimet ligjore në parlamentit për projekt-ligjin e ri, veçanërisht në lidhje me cilësinë e arsimimit, qasjet në arsim dhe mbrojtje e fëmijëve nga dhuna.
  7. Big Picture , fushatë e cila u përqëndrua në ngritjen e vetëdijes për edukimin në fëmijërinë e hershme. The Big Picture“ (Piktura më e Madhe e Fëmijëve) është  një  nga aktivitetet më të rëndësishme të “Javës Globale mbi Edukimin”, rreth nxënesve në botë, mësuesve, prindërive, zyrtarëve apo  drejtuesve në fushën e arsimit, përkujdesit dhe edukimit.

Gjatë punës së tij disavjeçare ACE ka identifikuar problematikat kryesore të sistemit arsimor, si norma të ulta regjistrimi në shkollën e mesme dhe në nivelin parashkollor, nivel i ulët i ndjekjes së shkollës së mesme nga vajzat, pagat e ulëta të mësuesve, kushtet jo të përshtatshme fizike të shkollave, sidomos në zonat rurale si dhe buxheti i ulët në mbështetje të arsimit. Kjo situatë privon fëmijët dhe adoleshentët nga e drejta e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Koalicioni punon në drejtim të analizimit të buxhetit të qeverisë mbi arsimin dhe përmirsimin e këtij buxheti, punon për krijimin e modeleve pozitive në procesin e mësimdhënies dhe edukimit, gjithëashtu punon në drejtim të përmirësimit të politikave arsimore.

Objektivat  e Koalicionit lidhen me advokimin për të respektuar të drejtat e fëmijëve në në arsim dhe edukim, garantimin e aksesit të çdo fëmijë për të vijuar arsimin publik, ofrimin e arsimit cilësor për çdo fëmijë në Shqipëri si dhe  garantimi i mundësisë së arsimit për  çdo fëmije vajzë në Shqipëri. Koalicioni i Arsimit në Shqipëri synon që të angazhojë qeverinë dhe donatorët e arsimit për një ndikim sa më të mirë të politikës dhe buxhetit në objektivat e Koalicionit.

Çdo person, organizatë, sindikatë apo OJF është e ftuar të bëhet pjesë e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri.

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL