IRCCRA

IRCCRA

Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri

Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (IRCCRA) u themelua më 26 Gusht 1999, me vendim të Bordit të Drejtorëve të Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA. IRCCRA luajti një rol të rëndësishëm në shkëmbimin dhe koordinimin e informacionit mbi fëmijët gjatë luftës në Kosovë. Gazeta "E-Neës" që përgatitet në emër të CRCA, komunikon me më shumë se 1000 individë, organizata dhe institucione në të gjithë Shqipërinë dhe në Europë.

Qëllimet kryesore të IRCCRA janë: bashkërendimi i informacionit mbi të drejtat e fëmijët dhe të rinjve; forcimi i kapaciteteve të OJQ-ve në nivel lokal dhe kombëtar, dhe shknëbimi i informacionit dhe kërkimeve në fushë tek fëmijët dhe të rinjtë, OJQ-të, qeverinë dhe ekspertët, sepse ne besojmë se kështu mund të lehtësojmë procesin e miratimit të politikave të reja, planeve të veprimit, programeve kombëtare dhe legjislacionit.

QËLLIMET

  • Koordinimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe këmbimeve mbi fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri;
  • Përgatitja e studimeve, hulumtimeve dhe raporteve mbi fëmijën dhe çështjet rinore;
  • Forcimi i kapaciteteve të OJQ-ve dhe qeverisë, në nivel lokal dhe kombëtar, për të puuar për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve;
  • Të ndajë informacionin tek fëmijët, të rinjtë, OJQ-të, institucionet qeveritare dhe ekspertët, si dhe t’i informojë dhe edukojë për të drejtat e njeriut.

OBJEKTIVAT

  • Të rrisë shkëmbimin e informacionut në lidhje me punën, projektet dhe hulumtimet për fëmijët dhe të rinjtë tek OJQ-të në Shqipëri, institucionet shtetërore, universitetete etj.
  • Të ofrojnë kurse trajnimi të përshtatura për nevojat e OJQ-ve dhe institucioneve shtetërore, nga një personel i kualifikuar, mbi fëmijët dhe të drejtat e të rinjve dhe të standardeve ndërkombëtare të OKB-së, Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian.
  • Për përgatisë dhe shëprndajë bazën e të dhënave të kontaktit mbi OJQ-të e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, për të lehtësuar kontaktin mes tyre dhe partnerëve të rinj, organizatave dhe institucioneve.
  • Të ofrojë lehtësi që i mundësojnë aktivistëve, OJQ-ve, profesionistëve, juristëve, studentëve etj që të kenë qasje në informacionin dhe kërkime mbi fëmijët dhe të rinjtë.
  • Të informojë në lidhje me grantet, projektet, konferencat, si në Shqipëri dhe në Evropë lidhur me fëmijët dhe të rinjtë.
  • Të informojë mass-median mbi situatën e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri dhe rajon.

SHËRBIMET QË OFRON IRCCRA

IRCCRA fillimisht u mbështet nga një grant i Olof Palme në bashkëpunim me CRCA. Tani ajo vazhdon të shërbejë si qendër informacione, kërkimi dhe dhe publikimi për Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA.

SHËRBIME falas

  • Informacion për fëmijë dhe të drejtat e të rinjve në Shqipëri dhe në botë;
  • Buletinet elektronike "Lajme nga CRCA" etj;

SHËRBIME me pagesë

  • Shërbimet e konsulencës për përgatitjen e informacionit, trajnimeve dhe studimeve;
  • Revista për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në Shqipëri;
  • Trajnim për drejtimin dhe menaxhimin e OJQ-ve;
  • Trajnim për KDF dhe standardet e tjera ndërkombëtare që lidhen me të drejtat e fëmijëve, të rinjve, të drejtat e njeriut etj;
  • Akses në Bibliotekën e CRCA/IRCCRA, e cila përmban më shumë se 3000 botime;
  • Sallë takimesh për trajnime, workshope, seminare etj (max 20 persona).
  • Fotokopje / Printime;
  • Desinjim të postera, fletëpalosjeve, librave, botimeve etj.

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL