Të Rinjtë Në Politikë

Të Rinjtë Në Politikë

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëriështë një rrjet rinor, i përbërë nga përfaqësues të forumeve politike të të rinjve dhegrupeve e organizatave rinore të shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar, i krijuar në vitin 2015.

Ata vijnë së bashku nën këtë grupim për tu konsultuar e ndërmarrë veprime e iniciativa të përbashkëta në interes të të gjithë të rinjve pavarësisht bindjeve politike, statusit ekonomik, social, orientimit seksual, identietit gjinor, aftësive apo grupimeve, në të cilat ata bëjnë pjesë.

Qëllimi:Promovimi i të drejtave të të rinjve dhe çështjeve rinore, në nivel lokal dhe kombëtar; rritjen e angazhimit/ përfaqësimit të të rinjve në të gjitha fazat e vendimmarrjes e hartimit të politikave për të rinjtë, si dhe nxitjen e krijimit të politikave, ligjeve dhe programeve për mbështetjen e të rinjve në Shqipëri.

Objektivat: Lobim dhe avokatësi për garantimin dhe respektimin e të drejtave të të rinjve në vend; Rritja e pjesmarrjes së të rinjve në të gjitha nivelet e vendim-marrjes si në nivel lokal ashtu dhe në atë qëndror; Nxitja e hartimit dhe buxhetimi i politikave rinore me pjesmarrje nga të rinjtë; Fuqizimi i organizatave rinore dhe të rinjve; Qendër burimore për cështjet e të rinjve në nivel lokal dhe atë qëndror.

Një ndër synimet kryesoretë Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri është ngritja e rrjeteve rinore lokale dhe bordeve rinore keshillimore pranë cdo Bashkie të vendit. ANYN do të jetë një ombrellë për secilën prej këtyre rrjeteve rinore lokale. Bordet Rinore Keshillimore do të shërbejnë si një strukturë këshillimore dhe informuese për forcimin e pjesmarrjes, informimit dhe këshillimit me politikat dhe vendimet e Këshillit Bashkiak me të rinjtë.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëriështë një strukturë e mbështetur dhe e lehtësuar nga Shtëpia e të Drejtave të Njeriut /CRCA Shqipëri.

KONTAKTO: +35542265741 [email protected]

WEB: http://www.crca.al/women-and-youth-politics

Facebook: https://www.facebook.com/groups/AlbanianNationalYouthNetwork/?fref=ts

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL