FORMULARI I OJF-ve QË PUNOJNË PËR/ME FËMIJËT DHE TË RINJTË NË VEND

FORMULARI I OJF-ve QË PUNOJNË PËR/ME FËMIJËT DHE TË RINJTË NË VEND

Të dashur Kolegë!

Në kuadër të programit “Mbrojtja e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri”,Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me UNICEF dhe CRCA Shqipëri gjatë vitit 2013 punuan, së bashku me një grup deputetësh, për të ngritur atë që në shumë parlamente në botë njihet si Kaukus (Parliamentary Caucus) në rastin tonë: Grupi Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” (GPMF). GPMF funksionon si një grup ad-hoc në Kuvendin e Shqipërisë, i cili synon të jetë një zë i fuqishëm i mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA në kuadër të rolit lehtësues që do të luaj në procesin e konsultimit mes organizatave të shoqërisë civile dhe Grupit Parlamentar ‘Miqtë e Fëmijëve’, është duke përgatitur një database të organizatave kryesore që punojnë për/me fëmijët dhe të rinjtë në vend, database i cili do ti vihet në dispozicion GPMF-së dhe Parlamentit për një komunikim dhe bashkëpunim korrekt mes të dy palëve Parlament-OSHC.

Për sa më sipër do t’ju luteshim të plotësonit formularin e më poshtëm me të dhënat kryesore për organizatën tuaj, çka do të na ndihmojë në pasurimin e database-it.

Kontaktet e organizatës
Mbrojtja e fëmijëve, Aftësia e kufizuar, drejtësia për të mitur, fëmijëria e hershme, pjesëmarrja e fëmijëve/rinjve, arsimi, shëndeti, humanitare, shërbime, studime, punë kërkimore, statistika, etj.
Shtrirja gjeografike e veprimtarisë

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL