Drejtesia për të mitur

Drejtesia për të mitur

“QIELLI ËSHTË I TË GJITHËVE!”

Mbështetje për reformën e administrimit të drejtësisë për të mitur në Shqiqpëri.

Programi i CRCA, për mbështetjen e reformës në administrimin e drejtësisë për të miturit në konflikt me ligjin, është një ndër programet më të gjata në kohë-zbatimin e tij, për shkak jo vetëm të tematikës, por edhe për shkak sepse Shqipëria ende nuk ka patur një reformë të plotë në këtë drejtim.

Programi i ka fillesat e tij në vitin 1998 dhe vazhdon të jetë pjesë kryesore e programeve të zyrës. Në fillesat e tij ky program ka synuar dhe realizuar:

  • Rritjen e kapaciteteve të punonjësve të Policisë së Shtetit në njohjen, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin;
  • Organizimin e kurseve 3 ditore për punonjësit në dhoma paraburgimi për njohjen e standarteve ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve e në veçanti të standarteve të administrimit të drejtësisë për të mitur;
  • Përgatitjen e guidave për punonjësit e policisë për respektimin e standarteve dhe modelet pozitive  ndërkombëtare në fushën e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin.

Në periudhën 2000-2004 ka patur një monitorim të vazhdueshëm të situatës së të miturve në konflikt me ligjin, që ka rezultuar me rekomandime urgjente për eleminimin e përdorimit të dhunës dhe torturës ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin si dhe për përmirësimin e kuadrit ligjor, i cili do të siguronte ndarjen përfundimtare të të miturve nga bashkëjetesa në të njëjtin mjedis me të rriturit. Në këtë kuadër në bashëkpunim me Save the Children dhe Defence for Children International është ofruar një program asistence, trajnimi, monitorimi i situatës.

Gjatë përiudhës 2000-2004 programi ka synuar përgatitjen dhe forcimin e kapaciteteve profesionale për stafin edukativ dhe policor lidhur me njohjen e standarteve ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve. Stafi psiko-social për herë të parë në historinë e sistemit bëhet pjesë e sistemit penitenciar të trajtimit të të dënuarve.

Në vitin 2004 fillon zbatimi i programit pilot “Qielli është i të Gjithëve” në bashkëpunim me organizatën Italiane UISP, ndihmë psiko-sociale dhe aktivitete të edukimit jo-formal për të miturit dhe gratë në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale Vaqarr, në seksionin e të miturve në IEVP 313 (Jordan Misja) dhe IEVP 325 (Ali Demi).

Përgjatë periudhës kohore 2000-2006 janë realizuar raporte monitorimi 2-vjeçare për situtatën e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin. Të gjitha këto raporte kanë ndihmuar në bërjen transparente të problemeve në administrimin e drejtësisë në Shqipëri dhe krijimin e presionit të mjaftueshëm për të nxitur Ministrinë e Drejtësisë të merrte masa për nisjen e reformës së parë serioze për administrimin e drejtësisë për të mitur në Shqipëri.

Në vitin 2007 u finalizua botimi i dy studimeve kombëtare analitike në lidhje me “Sistemin e Drejtësisë për të Mitur në Shqipëri”, “Kriminaliteti i të Miturve në Shqipëri” dhe Guidës për Punonjësit e Sistemit Penitenciar: “Si të punojmë me të miturit në konflikt me ligjin”.

Gjatë viteve 2008–2012, në bashkëpunim me UNICEF dhe Save the Children, programi është zbatuar në I.E.V.P-Vaqarr, seksioni i të miturve dhe në I.E.V.P-Kavajë që prej tetor 2009, kur ky institucion u hap për herë të parë. Gjatë këtyre viteve në mënyrë periodike është botuar gazeta për të miturit në konflikt me ligjin “Qielli është i të Gjithëve”. Risi në këtë program ka qenë hartimi i modelit  lidhur me edukimin në distancë të të miturve në institucione penitenciare dhe propozimi i zbatimit të modelit U-TURN për parandalimin e kriminalitetit fëmijënor dhe ri-integrimin e të miturve në konflikt me ligjin. 

Ky program kandihmuar në rehabilitimin dhe ri-integrimin e të miturve nëpërmjet aktiviteteve edukuese, argëtuese dhe sportive, në bashkëpunim me stafin edukues të Institutit të Vaqarrit; ka  lobuar dhe advokuar në emër të të rinjve në sistemin penitenciar me qëllim ri-integrimin e tyre në shoqëri. Këtu mund të përmendim organizimin e seancës dëgjimore në bashkëpunim me Nën-Komisionin Parlamentar për të Miturit dhe Shanset e Barabarta dhe UNICEF, për sa i përket “Situata e të miturve në konflikt me ligjinSHOQMI N                                                 ”.

Programi në vijmësinë e zbatimit të tij ka informuar dhe ndërgjegjësuar publikun e gjërë,  institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile për çështjen e të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin nëpërmjet fushatës “Qielli është i të Gjithëve” si dhe shpërndarjes së materialeve informuese me të njëjtin titull.

Gjatë vitit 2009 e në vazhdim, përveç aktiviteteve të mësipërme të zbatuara në Institutin e të Miturve, Kavajë, nëpërmjet programit janë trajnuar të gjithë punonjësit (stafi policor dhe ai civil) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për sa i përket të drejtave të fëmijëve, KDF-së, legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar lidhur me drejtësinë për të mitur, praktikat pozitive të të punuarit me të mitur në konflikt me ligjin etj. Kontribut i vecantë gjatë këtyre viteve është ofruar në ndihmën për përgatitjen e organo-gramës së këtij Institucioni.

Në vitin 2011 në mbështetje të të miturve të IEVP Kavajë është pasuruar Biblioteka e këtij institucioni me mbi 200 libra dhe 60 tituj. Që prej Qershorit të vitit 2012 programi ëzhtë zbatuar dhe ka mbështetur të gjithë të miturit që janë në pritje të gjykimit në IEVP-të Korcë, Vlorë, Shën-Koll dhe Tiranë.

Në Dhjetor 2012 për herë të parë në historinë e sistemit penitenciar në Shqipëri, CRCA në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të miturit në konflikt me ligjin në burgje dhe paraburgim patën mundësinë të sfidojnë botën e hekurave nëpermjet apratit fotografik duke fiksuar objekte dhe ndjenja që shprehnin konceptin e tyre rreth lirisë.

Disa prej mbështetësve të programit në vite kanë qenë: Fondacioni Soros, DCI International, UISP Italy, Noraid, UNICEF, Save the Children, Ambasada Amerikane në Tiranë etj.

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL