Stafi

Stafi

 

Altin Hazizaj

Drejtor i Përgjithshëm

Altin Hazizaj është një ndër themeluesit e Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA Shqipëri) në vitin 1997 dhe që nga viti 2002 ështëDrejtori i Përgjithshëm i organizatës, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri. Në 2013 ai udhëhoqi procesin për themelimin e Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut në Shqipëri , një rrjet që punon për avancimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve , grave, minoriteteve dhe të personave LGBT. Ai është një kandidat doktor i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës, ndërsa zotëron gradat Master gradë në ligj dhe në Studime Evropiane.

Altin Hazizaj është një nga njerëzit e parë që ndërmorri përpjekje serioze për përmirësimin e të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri, duke mbështetur krijimin e një grupi LGBT në CRCA, që më pas do të hapte Ambasdën PINK / LGBT PRO Shqipëri , tashmë organizata kryesore që promovon barazinë, respektin dhe jetën në dinjitetit për çdo person LGBT. Ai është një nga ekspertët ligjorë që shkroi dhe mbrojti miratimit e Ligjit kundër Diskriminimit në Shqipëri, i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më Shkurt 2010 dhe që për herë të parë në historinë e vendit i dha mbrojtje nga diskriminimi edhe komunitetit LGBT.

Altin Hazizaj është autor dhe bashkautor i shumë studimeve dhe raporteve mbi të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri, të tilla si: "rreth vicioz ", " Fëmijët harruar ", " në pritje të gjyqit ", " Mundësitë e punësimit Rinore në Shqipëri ", "Shqipëria: Raport Alternativ për të Drejtat e Fëmijës ", CEDAW Raport Alternativ-Shqipëria” dhe "Askush nuk Kujdeset për ta " etj.

Altin Hazizaj, u diplomua në vitin 1995 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës me rezultate të shkëlqyera dhe iu dedikua mbrojtjes të të drejtave të njeriut që nga viti 1993, duke kontribuar si staf dhe konsulent në shumë organizata të njohur në Shqipëri dhe jashtë vendit të tilla si : Komiteti Shqiptar i Helsinkit , Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin , Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut , Fondacioni I Shoqërisë Civile, Save the Children në Kosovë , ILO Torino , World Vision Kosovë, UNICEF etj. Në vitin 2005 ai ndihmoi në themelimin e Koalicionit për Promovimin e Grave dhe të Rinjve në Politikë, së bashku me gratë deputete, OJF-tw e grave, forumet politike të rinisë dhe grave etj.

Nga viti 1993 deri 1999, Altin Hazizaj ka punuar si gazetare për departamentet politike dhe sociale të gazetave kryesore në Shqipëri: " Koha Jonë " , " Gazeta Shqiptare " , " Dita Informacion " , " PO " ; Revista " KLAN " , përfshirë edhe qenien prezantues i lajmeve në Televizionin Kombëtar "Klan " gjatë luftës në Kosovë . Shkrimet dhe raportet e tij janë përfshirë në një shumëllojshmëri të botimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të tilla si : abuzimit të fëmijëve , administrimin e drejtësisë për të miturit , fëmijët në konflikt me ligjin , fëmijët e rrugës , fëmijët që punojnë , të drejtat e fëmijëve në Shqipëri , etj.

Ai ka qenë ekspert në disa dokumente strategjike dhe anëtar i grupeve të punës të Qeverisë Shqiptare për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Fëmijët në Shqipëri , Strategjisë Kombëtare për Rininë, si dhe njw serw ligjesh dhe raportesh kombëtare të të drejtave të njeriut.


Blerina Metaj

Menaxhere Programi “Mbështetja e të Rinjve dhe Grave në Politikë dhe Vendim-marrje”

Blerina Metaj ka lindur më 4 Tetor 1978 ne Skrapar. Ajo u diplomua në vitin 2001 në Punë Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranes. Ajo zotëron gradën Master në Pushtet Ekzekutiv. Është specializuar dhe trainuar brenda dhe jashte vendit ne fusha dhe tema te ndryshme lidhur me te drejtat e njeriut. Ka 12 vjet eksperience pune në koordinim dhe menaxhim projektesh në organizata lokale dhe ndërkombëtare të shoqërise civile si ICS, Peace Games, Uisp Torino, CISP, Ambasada PINK dhe CRCA. Në CRCA ajo punon prej 9 vjetësh në drejtim të nismave dhe projekteve për fëmijët që punojnë, arsimimin e fëmijeve, fëmijet në risk trafikimi, fëmijet dhe të rinjtë në burgje, minoritetet seksuale, gratë dhe të rinjtë në politike dhe vendim-marrje. 


Fabjola Carapuli

Shefe e Zyres se Finances

Fabjola Carapuli ka lindur ne Gramsh me 17 Prill 1979. Ka perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Ekonomise ( 1997- 2011). Me pas ka kryer nje kurs nje vjecar specializimi ne Finance-Banke dhe aktualisht eshte ne vitin e dyte te masterit “ Administrimi i Sherbimeve Sociale” prane Fakultetit te Shkencave Sociale te Universitetit te Tiranes.

Ka filluar pune prane CRCA ne vitin 2008 me kohe te pjesshme per te vazhduar me pas me kohe te plote qe prej Prill 2009 si Shefe e Zyres se Finances. Fushat e saj te interesit jane: ekonomia, planifikimi financiar si dhe menaxhimi i burimeve njerezore.


Mersila Ballo

Menaxhere Programi “Mbrojtja e Fëmijëve Nga Dhuna Në Shqipëri”

Mersila Ballo ka lindur në Tiranë, më 10 Gusht 1985. Ka përfunduar studimet e saj në Itali, në Universitetin e Torinos me një diplomë Bachelor në Shkenca Politike (2003-2006) dhe Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut (2007-2009). Ka mëse një vit që i është bashkuar stafit të CRCA-së, në fillim në rolin e Asistente Manaxhere në programin “Tirana: Qyteti im-Zëri im” dhe me pas si Menaxhere e Programit ‘Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Shqipëri’. Ajo asiston edhe ALO 116-Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijët në drejtim të ngritjes së fondeve. Fushat e saj të interesit janë marrëdhënie ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve, politika dhe advokasia. 


 

Elvis Gjergji

Administrator i Përgjithshëm i Zyrave & Asistent i Drejtorëve

Elvis Gjergji lindi ne Tirane me 3 Gusht te vitit 1981. Ai studioi ne Shkollen e Mesme te Pergjithshme ‘’Sami Frasheri’’ ne Tirane, ne periudhen kohore (1996-2000). Ne vitin 2002 iu bashkua stafit te CRCA-se me kohe te plote, fillimisht si asistent dhe sekretar i zyres, me pas ne pozicionin e asistentit te drejtoreve dhe administrator i pergjithshem i zyrave te CRCA. Ai eshte gjithashtu staf me kohe te pjesmshme prane Qendra e Informacionit dhe Kerkimeve per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi (IRCCRA) dhe njekohesisht pergjegjes per Biblioteken prane kesaj qendre. Ai flet shume mire dy gjuhe te huaja, Anglisht dhe Italisht.

Fushat e tij te interesit jane: te drejtat e femijeve, te drejtat e njeriut, sportet, makinat, elektronika, etj.


Klaudi Pulaha

Koordinator i CRCA për Rrjetin Rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”

Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Vendim-marrje

Klaudio Pulaha ka lindur në Korcë, më  1 Shkurt 1990. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, niveli Bachelor në Punë Sociale (2008-2011) dhe Master Shkencor në Politikë Sociale (2011-2013). Në përfundim të dy cikleve akademike u vlerësua dhe certifikua si student i ekselencës. Eshtë aktivizuar në eksperienca të ndryshme pune, si: Master Trainer në programin: “Planifikimi Familjar dhe Metodat Kontraceptive Bashkëkohore”, organizuar nga C-Change/USAID (2009-2010); Anketues në Projektin SALIN: “Rritja dhe Përdorimi i Shërbimeve Miqësore për të Rinjtë”(2011), organizuar nga Qendra Rinore “Po”; Edukator Bashkëmoshatarnë projektin: “Promovimi i sjelljeve të shëndetshme mes të rinjve”, organizuar nga Shoqata Kombëtare “STOP AIDS” (2011). Ka marrë pjesë në një sërë trainimesh, fokusi i të cilave ka qënë kryesisht në problematikat sociale si: HIV/AIDS, Alkoli, Droga, të zhvilluara nga organizata të ndryshme.

Në Nëntor 2013 nis punën pranë “CRCA” si Asistent-Koordinator i programit: “Çdo fëmijë Rrom në kopsht”. Prej muajit Prill 2014, mbulon pozicionin e koordinatorit të Rrjetit Rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës” pjesë e Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Vendim-marrje.


Linda Pino

Koordinatore Kombëtare

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE)

Linda Pino u diplomua në vitin 2001 pranë Fakultetit të Gjuheve të Huaja, Universiteti “Fan Stilian Noli” Korçë. Më pas vijoi studimet pranë “Alma Mater Studiorum”, Universiteti i Bolonjës, duke u diplomuar ne nivelin bachelor në Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare. Në Shator 2010 përfundoi studimet dhe u diplomua Master në Politikat e Bashimit Europian.

Linda ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme kombëtare dhe rajonale mbi të drejtat e njeriut. Gjatë qëndrimit të saj në Itali, ka dhënë kontributin e saj në avokimin për të drejtat e fëmijëve emigrantë si dhe integrimin e tyre në shoqëri. Ajo ka qenë vullnetare dhe më pas Koordinatore Lokale e CRCA për qytetin e Korçës në programin “Ndal Punës së Fëmijëve në Shqipëri”.

Në Tetor 2013, Linda ju bashkua Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri në pozicionin e Koordinatores Kombëtare. ACCE është rrjeti më I madh dhe më I rëndësishëm I organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, të cilat bashkëpunojnë me qëllim të përmirësimit të politikave dhe legjislacionit në fushën e arsimit të fëmijëve në Shqipëri.


 

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL