PUBLIKOHET UDHËZUESI “PËR PROMOVIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

PUBLIKOHET UDHËZUESI “PËR PROMOVIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”

Tiranë, 18 Nëntor 2016 – Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) në bashkëpunim me Grupin Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” dhe me mbështetjen e UNICEF Shqipëri prezantojnë sot udhëzuesin “Për promovimin e të drejtave të fëmijëve në Kuvendin e Shqipërisë”. Ky udhëzues kërkon ti vijë në ndihmëdeputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për të punuar për avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve, e në veçanti për të luftuar për eleminimin e dhunës dhe keqtrajtimit të fëmijëve.

Ky Udhëzues u përgatit në kuadër të bashkëpunimit të Grupit Parlamentar “Miqtë e Femijëve” me UNICEF dhe CRCA Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të programit të përbashkët “Mbrojtja e Fëmijëve nga Dhuna”, i mbështetetur nga UNICEF Shqipëri. Synimi kryesor i programit është angazhimi i deputetëve që kanë treguar ndjeshmëri dhe punojnë për të drejtave të fëmijëve me Parlamentin në mënyrë pro-aktive për të krijuar një klimë më të madhe mbështetëse për çështjen e fëmijëve, marrjen e masave nëpërmjet ligjeve dhe politikave të reja për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe për të garantuar që institucionet shtetërore që punojnë për fëmijët do të kenë mbështetje në punën e tyre nga Kuvendi dhe do të japin llogari përpara tyre për arritjet dhe sfidat.

Udhëzuesi u përgatit nga Altin Hazizaj dhe Mersila Ballo, nga CRCA Shqipëri, të cilët së bashku kanë punuar për lehtësimin e procesit për ngritjen e Grupit të Parlamentarëve “Miqtë e femijëve”.  Ai ka për qëllim që nëpërmjet shpjegimeve praktike të ndihmojë dhe asistojë deputetët, të cilët duan që një pjesë të veprimtarisë së tyre parlamentate t’ia dedikojnë fëmijëve, të njihen me kuadrin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, nismat që ata mund të ndërmarrin për fëmijët, rolin që ata mund të luajnë për të nxitur Qeverinë dhe shoqërinë për të luftuar kundër dhunës ndaj fëmijëve, rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile etj.

Z. Hazizaj, drejtor i përgjithshëm i CRCA në fjalën e tij tha se: “Parlamenti dhe deputetët për shkak të funksionit të tyre në shtet dhe shoqëri, mund të luajnë një rol të madh në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, parandalimin e saj dhe rritjen e gamës së shërbimeve sociale për trajtimin e fëmijëve që janë viktima të dhunës dhe keqtrajtimit. Udhëzuesi, kërkon që nëpërmjet propozimeve modeste dhe ndarjes së eksperiencave nga parlamente dhe parlamentarë të vendeve të tjera në Europë, të sjellë në vëmendjen e deputetëve të Parlamentit shqiptar, rolin që ata mund të luajnë dhe përgjegjësinë që ata kanë përpara fëmijëve dhe të ardhmes së vendit”.

Grupi Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” (GPMF) është një grup ad-hoc në Kuvendin e Shqipërisë.  GPMF është një grupim i deputetëve të partive të ndryshme politike, me përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend. GPMF përbëhet nga përafërsisht 23 deputetë, burra dhe gra, të përkushtuar ndër vite nëpërparimine të drejtave të njeriut, të fëmijëve, të grave etj, gjë që e bën punën e Grupit, sa të larmishëm aq edhe mbështetës në drejtim të vështrimit të të drejtave të fëmijëve nga këndvështrime dhe eksperienca të ndryshme profesionale, duke propozuar edhe zgjidhje shumëdisiplinare në ligjvënie. Për më shumë informacion konsultoni https://www.parlament.al/per-qytetaret/kuvendi-dhe-femijet/

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni: Altin Hazizaj në adresën email: altin.hazizaj@crca.alose Mersila Ballo në mersila.ballo@crca.al

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL